Itali, vritet shqiptari
nga ish-kunati

Itali, vritet shqiptari<br />nga ish-kunati
Një konflikt në një familje shqiptare, në Piza të Italisë, është kthyer në një kasaphanë. Ndërhyri për të mbrojtur motrën, që po zihej me ish bashkëshortin, por përfundon i vrarë prej ish kunatit.

Viktima është një shqiptar 31 vjecar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Ai ka vdekur pak pas mbërritjes në spital, pasi nuk ka mbijetuar dot nga plagët e marra si pasojë e goditjes me thikë. Policia, e mbërritur në vendin e ngjarjes ka vënë në pranga agresorin, edhe ai shqiptar, i moshës 35 vjecar.

Zënka, nga hetimet e para rezulton të ketë nisur për shkaqe familjare.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)

Shpërndanin drogë në Athinë, në pranga 3 shqiptarë! Komunikonin me kode për të mos u zbuluar (EMRAT)