Itali, vritet shqiptari
që grabiste vilat

Itali, vritet shqiptari<br />që grabiste vilat
Një 27 vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë pas tentativës për të vjedhur një vilë në në provincën e Maceratas në Itali. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA raportohet se Marsel Myfatari, 27 vjeç u vra me një plumb pistolete nga pronari i një vile, teksa ai tentoi të hynte në vilë për të grabitur së bashku me disa bashkëpunëtorë.

Policia italiane ka bërë të ditur se pronari i vilës qëlloi në drejtimin nga vinin zhurmat dhe më pas vërejti se kishte qëlluar një person në kokë. Ka qënë po pronari që lajmëroi policinë për ngjarjen, ndërsa mësohet se 27-vjecari vdiq pak orë më pas në spital.

Policia njoftoi është vënë në ndjekje të 2 shqiptarëve të tjerë që dyshohet se kanë qënë me 27 vjeçarin që u vra.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga

Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Himarë, arrestohet 42-vjeçari! Në kërkim pronari i servisit ku përgatitej droga