Itali/ Zbardhet dëshmia e anëtarit të ekuipazhit të jahtit që u fundos në Palermo: Zgjova kapitenin, anija u anua, u përpoqëm t'i shpëtonim të gjithë

Itali/ Zbardhet dëshmia e anëtarit të ekuipazhit të jahtit që u fundos në Palermo: Zgjova kapitenin, anija u anua, u përpoqëm t'i shpëtonim të gjithë

Matthew Griffiths

Itali-Anëtari i ekuipazhit në jahtin e Mike Lynch, Matthew Griffiths ka treguar versionin e tij për fundosjen e jahtit Bayesian në brigjet e Siçilisë me pasojë 7 viktima.

“E zgjova kapitenin kur era ishte 20 nyje (23 mph/37 km/h). Ai urdhëroi të gjithë të tjerët të zgjoheshin”, ka thënë Matthew Griffiths.

“Jahti u përmbys dhe ne ramë në ujë. Më pas arritëm të ngriheshim dhe u përpoqëm të shpëtonim sa më shumë që mundëm. Kapiteni James Cutfield shpëtoi vajzën e vogël dhe nënën e saj”, shtoi ai.

Griffiths, kapiteni i anijes James Catfield dhe inxhinieri i anijes Tim Parker Eaton janë nën hetim nga autoritetet italiane për vrasje të mundshme dhe fundosjen e anijes. 

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar nëse anija u fundos si pasojë e ndonjë defekti apo nëse fundosja e saj ishte e planifikuar, raporton La Repubblica.

Anija "Bayesian" 56 metra me flamur britanik ishte ankoruar rreth 700 metra larg Porticellos, një qytet bregdetar disa kilometra larg Palermos - kur u godit nga një stuhi mëngjesin e 19 gushtit. Pesëmbëdhjetë njerëz u shpëtuan, duke përfshirë gruan e Lynch dhe një grua me një fëmijë një vjeçar.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë