Varka me vela mbytet në brigjet e Siçilisë, 1 i vdekur, 6 të zhdukur dhe 15 të mbijetuar! Mes të zhdukurve e bija e 'Bill Gates britanik' dhe kuzhinieri i anijes

Varka me vela mbytet në brigjet e Siçilisë, 1 i vdekur, 6 të zhdukur dhe 15 të mbijetuar! Mes të zhdukurve e bija e 'Bill Gates britanik' dhe kuzhinieri i anijes

Varka me vela 'Bayesian', e mbytur sot në brigjet italiane

Palermo- Një varkë me vela 56 metra e gjatë dhe me 22 persona në bord, u mbyt rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm (19 Gusht) në brigjet jugore të Italisë. Bilanci i deritanishëm është 1 i vdekur, 6 të zhdukur dhe 15 të mbijetuar.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Siçilisë, Salvatore Cocina, ka konfirmuar se veç sipërmarrësit britanik Mike Lynch, edhe vajza e tij Hannah Lynch dhe kuzhinieri Ricardo Thomas, janë ndër të zhdukurit pas mbytjes së anijes.

Ngjarja ndodhi gjysmë milje larg bregut, në shtrirjen e detit përballë Porticello, një qytet bregdetar disa kilometra larg Palermos. Pesëmbëdhjetë persona u shpëtuan nga ekuipazhi i një tjetër varke me vela, “Sir Robert BP”, e cila ishte afër dhe më pas nga anijet patrulluese të rojës bregdetare dhe të zjarrfikësve, shkruan “La Repubblica”.

Tashmë ka një viktimë të sigurt: kuzhinierja e varkës, e lindur në Kanada, por shtetase e Antiguas. Gjashtë persona janë të zhdukur deri tani, kryesisht pasagjerë (katër anglezë dhe dy amerikanë). Gjashtë të ftuarit e tjerë u shpëtuan, si dhe anëtarët e ekuipazhit.

Mjeti lundrues sipas hetuesve dhe ekspertëve, ndodhet 49 metra në thellësi. Në operacion kërkim-shpëtimi janë aktivizuar zhytësit dhe zjarrfikësit. Varka dyshohet se u fundos për shkak të tornados që goditi zonën.

Varka me vela “Bayesian”, mban flamurin anglez dhe i përket një kompanie franceze që i merr me qira. Në bordin e një grupi turistësh që kishin zgjedhur Sicilinë për të kaluar pushimet, mes të mbijetuarve ishte edhe një vajzë angleze 1-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin “Di Cristina” në Palermo.

Nga operacioni i kërkimeve për të mbijetuar, në Porticello

E kontrolluar menjëherë, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore. Nëna që është me të është trajtuar për një plagë në shpatull. Babai është shtruar po në spital.

Helikopterë dhe zhytës patrullojnë dhe kontrollojnë për të mbijetuar. Hetimet kryhen nga Autoriteti Portual. Në orët në vijim do të intervistohen 15 të mbijetuarit, mes të cilëve edhe komandanti i varkës, i cili arriti të shpëtojë veten.

“Bayesan”, një varkë me vela 56 metra, me një tonazh bruto prej 473 tonësh, u ndërtua nga kantieri i anijeve “Perini Navi Viareggio”, në shkurt 2008 dhe u rinovua në vitin 2020. Sipas “Vessel Finder”, vendi që gjurmon rrugët e anijeve, anija mbërriti në Porticello pas një ndalese në Milazzo dhe një kalimi përballë Cefalù.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:36
'Po mbaja në krahë fëmijën të mos mbytej', e mbijetuara e jahtit të Siçilisë rrëfen tmerrin: Dëgjoja vetëm të bërtitura

1724096673_CharlotteGolunski.JPG

Një nënë britanike në bordin e një jahti i cili u mbyt në brigjet e Siçilisë ka përshkruar momentet e tmerrit teksa mbante vajzën e saj mbi sipërfaqen e detit për ta shpëtuar nga mbytja.

Nëna, e quajtur Charlotte Golunski, partneri i saj dhe vajza njëvjeçare raportohet të jenë në mesin e personave që u shpëtuan nga jahti luksoz Bayesian.

E mbijetuara tha se familja e saj mbijetoi sepse ishin në pjesën e jashtme kur jahti u fundos, sipas La Repubblica. 

Golunski, tha se ata u zgjuan nga “bubullima, rrufe dhe valë që e bënë varkën të lëkundej”.

“E mbajta në këmbë me gjithë forcën time, krahët e mi të shtrirë lart që të mos mbytej. Ishte e gjitha e errët. Në ujë nuk mund t'i mbaja sytë hapur. Unë bërtisja për ndihmë, por gjithçka që dëgjoja rreth meje ishin britmat e të tjerëve", tha ajo.

A.Q/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar

‘Mbështesim SPAK’, Alibeaj: Këta duan që të minojnë punën e tij! Komisioni ‘Xhafaj’ synim për ta delegjitimuar