FIRENCE - Agjentët e Guardia di Finanza në Prato, qytezë pranë Firences në Itali, kanë arrestuar në dy operacione të ndryshme 5 shqiptarë për trafik të lëndëve narkotike.
Në një aksion të parë, financierët kanë hyrë me forcë në një apartament në Prato ku arrestuan 4 shtetas shqiptarë ndërsa konfeksiononin dosa kokaine, ku dhe sekuestruan 1,13 kg të kësaj lënde narkotike.
Katër shqiptarët janë dërguar në burgun e Pratos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Në një tjetër aksion të Guardia di Finanza është bërë i mundur ndalimi i një “korrieri” shqiptar që në bordin e një automjeti të marrë me qera transportonte dy pako me kokainë, për një vlerë që arrin në mbi gjysëm million euro. Edhe ky është në gjendje arresti.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com