Policia italiane tha sot se kishte zbuluar një rrjet islamik të al-Kaedës me bazë në Sardenjë dhe urdhëroi arrestimin e 18 personave, mes tyre edhe dy ish-truproja të Bin Ladenit, nën akuzën se kishin marrë pjesë në aktet terroriste në Pakistan.
Këta 18 persona, tetë prej të cilëve u ndaluan në Galura në Sardenjë, u akuzuan se i përkisnin "një organizate të dedikuar ndaj akteve kriminale ndërkombëtare duke u frymëzuar nga Al-Kaeda dhe nga organizata të tjera radikale që përhapin luftën kundër Perëndimit dhe rebelimin kundër qeverisë aktuale të Pakistanit", thuhet në mandatarrestin e tyre.
Mes tyre, gjendeshin edhe dy ish truproja të ish kreut dhe themeluesit të Al-Kaedas të vrarë në vitin 2011 në Pakistan, Osama Bin Laden.
Këta islamikë akuzohen gjithashtu se janë përgjegjës ose kanë marrë pjesë në aktet terroriste në Pakistan, ku sulmi në tregun Meena Bazar në Peshawar në tetor të vitit 2009 solli vdekjen e 100 personave.
Organizata në Itali kishte udhëheqës një imam, i lëvizjes "Tabligh Eddawa" me qendër në Lombardi (në veri), i cili përfitonte nga autoriteti fetar dhe nga prestigji i tij për të mbledhur fonde.
Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano, e cilësoi "të jashtëzakonshëm" zbulimin e këtij rrjeti./atsh/