Një prostitutë shqiptare është vrarë më 14 shkurt të vitit 1998 në Rivoli të Italisë, duke u mbytur me një shall. Kjo është akuza e re që rëndon ndaj vrasësit serial, 58 vjeçarit Maurizio Minghella.
Aktualisht, Minghella vuan dënimin me 131 vite burg në Itali, për vrasjen e disa prostitutave gjatë viteve 1970-1990 në shtetin fqinj. Ai akuzohet edhe për vrasjen e një prostitute shqiptare pasditen e 14 shkurtit, në vitin 1998.
Mediat italiane raportojnë se prostituta shqiptare që është ekzekutuar nga Minghella është F.Islami., e cila u vra në moshën 29-vjeçare në Rivoli të Italisë, duke u mbytur me një shall prej leshi.
"Corriere Della Sera" shkruan se në shall janë gjetur gjurmë biologjike që çuan policinë në gjurmët e vrasësit. Nga hetimet e mëvonshme, rezultoi se në atë periudhë, Minghella, frekuentonte zonën e Rivoli-t, ku shqiptarja u gjet e vdekur, pranë rrugës “Susa”.
Disa nga viktimat e 58-vjeçarit nga Genova, ka rezultuar se kanë qenë në periudhën e ciklit menstrual kur janë ekzekutuar. Minghella ka rrëfyer se pamja e gjakut e bënte të dhunshëm. Deklaratë, që e tërhoqi më vonë duke thënë se u detyrua, kur u shpreh në atë mënyrë.

Gajtë nje procesi gjyqesor ne 1979
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com