ROME- Shqiptari 26-vjeçar, Xhevahir Gjuta, (foto) është zhdukur ditën e shtunë kur ishte ndarë nga miqtë e tij, duke thënë se do të shkonte në Punta Ala të provincës së Grossetos në Itali, të ushtrohej në det, pasi do të aplikonte për të marrë patentën e zhytësit.
Sipas lajmit të dhënë nga autoritetet italiane, i riu ka humbur që të shtunën, por denoncimi i zhdukjes së tij është bërë të dielën paradite nga kushëriri, me të cilin bashkëjetonte.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga forca të Rojes Bregdetare në det e ajër, ndërsa forcat e Mbrojtjes Civile, Zjarrfikësve dhe Rojes Pyjore në bregdet.
E pikërisht rrugës për në bregdetin e Punta Ala-s, forcat e policisë kanë gjetur makinën e 26-vjeçarit, ndërsa buzë detit rrobat e tij.
Momentalisht kërkimet në det janë pezulluar për shkak të motit të keq që ka goditur Maremma-n.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com