Një zjarr i qëllimshëm pranë stacionit të Santa Viola në Bolonjë ka shkaktuar ç’rregullim të trafikut me djegien e disa impianteve, por që fatmirësisht nuk janë shënuar viktima. Në një mur pranë argjinaturës hekurudhore të stacionit të Bolonjës janë gjetur dy mbishkrime: “No TAV”, një lëvizje e njohur më parë kundër shpejtësisë së lartë të trenave.
Kjo u konfirmua edhe nga ministri italian i transportit Maurizio Lupi. “Për fat të keq vërtetuam atë që kishim frikë, një akt i ri terrorist kundër shpejtësisë së lartë. Por kjo nuk do të na ndalë në rrugën për ta ripërtërirë dhe ndryshuar Italinë”, komentoi ministri Lupi.
Sipas mediave italiane zjarrvënia e qëllimshme ka bllokuar qarkullimi i trenave me shpejtësi të lartë në stacionin hekurudhor të Bolonjës, pasi është dëmtuar sistemi i menaxhimit kabllor dhe kontrolli i trafikut.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com