Një çift bashkëshortësh ka vdekur dhe dy fëmijë po luftojnë midis jetës dhe vdekjes për shkak të një zjarri masiv që ka rënë në një bodrum të një ndërtese në Reggio Emilia, Bologna.
Mediat italiane shkruajnë se 40 të tjerë janë asfiksuar nga tymi që ka pushtuar ndërtesën katër katëshe, pranë stacionit hekurudhor. Të njëjtat media shkruajnë se çifti i bashkëshortëve kishte prejardhje kineze dhe se fëmijët janë të shtruar në dy spitale të ndryshme, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Zjarri raportohet se ka rënë në mesnatë. Sa i takon ekipeve të zjarrfikësve dhe Policisë, ata ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat në të cilat është shkaktuar zjarri.