Kaosi mbizotëron sërish në aeroportin “Leonardo Da Vinci” të Fiumicinos në Romë, një ditë pasi zjarrit në Terminalin 3.  Nga jashtë, në shikim të parë, Terminali 3 duket pothuajse normal, por jashtë njerëzit nxitojnë me valixhe dhe çanta në duar për të kapur fluturimin. Pavarësisht se 80 % e punonjësve në këtë terminal janë rikthyer në punë, situata është e vështirë, e ndërsa terminali 1 i këtij aeroporti është i mbingarkuar.

Hetuesit edhe sot nuk kanë ndryshuar qëndrim, ata besojnë se zjarrin e ka shkaktuar një qark i shkurtër në një nga restorantet e aeroportit. Megjithatë nuk përjashtohet as pista e një zjarrëvënie të qëllimshme. 

Zjarri ka shkatërruar plotësisht rreth 1000 metra të aeroportit, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë viktimë, vetëm tre të lënduar. Pasojat e zjarrit janë ndjerë në të gjithë trafikun ajror të Italisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)