TIRANË - Tre projekte të financuara nga Kooperacioni Italian në shëndetësi, arsim dhe punësim, pritet të vihen në jetë në Shqipëri. Në prezantimin e këtyre projekteve ishin të pranishëm ambasadori italian Masimo Gajani, zëvendës kryeministri Niko Peleshi dhe disa kryetarë bashkishë, që përfitojnë nga projektet.
Ambasadori Italian në Tiranë theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje si mundësi për shoqërinë dhe zhvillimin e vendit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sipas Gaianit, projektet në të cilat veprojnë mbi 20 OJF dhe me një total financimi prej 6 milionë euro, do të ndihmojë në zhvillimin e Shqipërisë dhe do t’i vinë në ndihmë qytetarëve në nevojë, kryesisht në shëndetësi, arsim e kulturë.
“Mbi 20 OJQ italiane që veprojnë në të gjithë sekotrët, që nga shëndetësia arsimi, zhvillimi rural duke promovuar përfshirjen e fashave sociale më pak të avantazhuara, dhe të gjithë këto projekte garantojnë një prani të rëndësishme në terren të koperacionit italian. Në 3 vitet e fundit Kooperacioni Italian ka financuar projekte nga OJQ me një total prej 19 milionë euro, që nga 2012. Pas propozimeve që u bënë në 2013 Ministria e Jashtme e Italisë zgjodhi 3 projekte që kanë të bëjnë me Shqipërinë, me një vlerë prej 6 milionë euro, 2 milionë nga koperacioni italian, dhe 4 milione financaohet nga vetë fondet e organizatave”, - shpjegoi ambasadori Italian në fjalën e tij para prezantimit të projekteve.
Ndërsa zëvëndëskryeministri Peleshi vlerësoi kooperacionin italian dhe nënvizoi se projekte të tilla na afrojnë më shumë me Bashkimin Europian.
“Kemi marrëdhënie shumë të veçantë me Italinë, por sot që jemi në proces të rëndësishëm për Shqipërinë në procesin e integrimit, jemi me fat që kemi një fqinj si Italia, jo vetëm me avokati dhe lobim por edhe me një paketë donacionesh dhe ndihmash. Mënyra si janë projektuar projektet i jep mundëi OJQ-ve italianë por edhe shoqërisë sonë të përfshihet në disa fusha që ndonjëherë dalin jashtë vemdnejs së qeverisë dhe shoqërisë shqiptare”, -u shpreh zv/kryeministri Peleshi.
Projekti i parë parashikon edukimin për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ka si partner Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit. Projekti i dytë parashikon hapjen e vendeve të reja të punës dhe favorizimin e artizantit në jug të vendit, si në Fier, Lushnje, Patos, Roskovec. Projekti i 3 i quajtur “Bukë, kripë e zemër” ka lidhje me zhvillimin e disa zonave në jug dhe në veri, duke filluar me Gjirokastrën dhe Shkodrën.
Redaksia online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com