Një stuhi e fuqishme goditi landin jugperëndimor Gjerman Baden-Württemberg, duke sjellë me vete shira të rrëmbyer, përmbytje, breshër e rrufe. Si pasojë e stuhisë 4 persona humbën jetën mes tyre një vajzë adoleshente.
Autoritetet thonë se një zjarrfikës, i cili doli vullnetar për të shpëtuar një banor të rrëmbyer nga uji, humbi jetën. “Po përdorim çdo burim që kemi, - tha për mediat një zëdhënës i policisë. - Por situata këtu duket shumë keq”.
Viktima e tretë u shënua në një parkim nëntokësor të qytetit Weissbach, që u përmbyt brenda një kohe të shkurtër nga uji i shiut. Qendra e stuhisë raportohet të ketë qenë në rajonin Ostalb, pranë kufirit me Bavarinë.
Shumë makina në zonë janë mbuluar nga uji dhe punonjësve të ndërhyrjes së shpejtë u është dashur të nxjerrin një numër të konsiderueshëm njerëzish të bllokuar në automjete.
Vërshimi i ujërave ka bërë që shumë njerëz në zonë të mos dalin nga shtëpitë apo bizneset e tyre, ndërsa rrugët janë mbyllur mes kaosit të krijuar.
Mot i keq me shira dhe erë ka përfshirë edhe shtetin fqinj italinë duke shkaktuar kaos në rrugët kryesore.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com