Italia do ndihmojë në identifikimin
nga ajri të parcelave me drogë
Italia do ndihmojë sërish në identifikimin nga ajri të parcelave me drogë në Shqipëri. Kështu deklaroi ambasadorin italian, Massimo Gaiani gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Italia do ndihmojë sërish në identifikimin nga ajri të parcelave me drogë në Shqipëri. Kështu deklaroi ambasadorin italian, Massimo Gaiani gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Gjatë diskutimit janë vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa drejtori Çako ka falenderuar palën italiane për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe jep për policinë shqiptare.
Pjesë e bisedës mes ambasadorit Gaiani dhe zotit Çako ka qenë edhe lufta kundër lëndëve narkotike, ku është kërkuar sërish ndihma italiane për të vëzhguar dhe identifikuar nga ajri parcelat e mbjella me kanabist.
Çako tha se ky mision ka rezultuar i suksesshëm në vitet 2012, 2013 dhe sidomos 2014 ku u ndërmorën edhe operacionet më të mëdha kundër hashashit në
Lazarat dhe malësinë e Dukagjinit.
Ambasadori italian ka theksuar si Italia ka siguruar fondet edhe për këtë vit për kryerjen e këtij misioni, të vlerësuar si mjaft me rëndësi në luftën kundër narkotikëve. Gjithashtu Ambasadori i Italisë në vendin tonë vlerësoi faktin se Policia e Shtetit i ka kushtuar vëmendje të veçantë ruajtjes së vazhdimësisë duke dedikuar persona të njëjtë në koordinimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Kryediplomati italian kërkoi mbështetjen e palës shqiptare në lidhje me angazhimet e Italisë më Panairin Ndërkombëtar “Expo Milano 2015” i cili do të zhvillohet në Milano të Italisë, për sa i përket shkëmbimit të informacioneve për akte terroriste apo për akte të tjera të sferës kriminale që mund të përgatiten nga elementë kriminalë terroristë apo organizata terroriste.
Drejtori i Policisë së Shtetit theksoi gjithashtu, se Policia e Shteti mbetet e angazhuar në luftën kundër fenomeneve kriminale në përgjithësi dhe të atyre të natyrës terroriste në veçanti dhe në këtë drejtim bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë është një nga prioritetet tona mbështetur edhe në Strategjinë e Policisë së Shtetit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.8%
-
Të gabuar
14%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6350
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42