Itali- Policia italiane në Terni arrestoi një 37-vjeçar me origjinë shqiptare, për shkelje të rregullave të emigracionit, i cili ishte dëbuar me afat 10-vjeçar nga vendi dhe kishte precedentë të shumtë penalë.
Edhe pse ishte dëbuar me vendim të organeve ligjzbatuese, ai nuk e kishte zbatuar urdhrin dhe për më tepër qarkullonte në rrugët e qytetit me një fuoristradë.
I dyshuari është kapur nga patrullat në mesjavë, teksa udhëtonte në “Via Narni”, kur efektivët ndaluan për kontroll mjetin e marrë me qira. Ndonëse shoferi kishte dhënë një leje drejtimi me të dhëna të vërteta në dukje, efektivët e njohën menjëherë kontingjentin, duke e lidhur atë me një individ me precedentë të shumtë penalë.
Për këtë arsye i riu iu nënshtrua ndalimit dhe verifikimit të thelluar, nga ku rezultoi se nëpërmjet gjurmëve të gishtrinjve figuronte si person me rrezikshmëri dhe precedentë të shumtë në territor, që duhet ta kishte lënë Italinë sipas vendimit të autoriteteve.
Media informon se vendimi për dëbimin e tij ishte marrë prej vitit 2022, kur iu kërkua të mos kthehej më për 10 vite në Itali, informon media.
Shqiptari kishte ndryshuar mbiemrin në vendin tonë, me qëllim që të rikthehej përsëri në Itali. Gjykata pavarësisht shkeljes që kishte bërë, vendosi që ai të hetohej në gjendje të lirë deri në fund të procesit.