ITALI - Italia, ende pa president. Ka dështuar edhe raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të Italisë. Ish-kryeministri Romano Prodi i propozuar nga sekretari i PD-së Pier Luigi Bersani ka marrë vetëm 395 vota, jo të nevojshme për të arritur kuorumin e nevojshëm prej 504.
Kundërshtari i tij i afërt juristi arbëresh Stefano Rodota ka marrë 213 vota, ndërsa Anna Maria Cancellieri 78 të tilla. Ndërkohë Bersani ka thirrur në një takim urgjent përfaqësuesit e PD në Dhomën e Deputetëve. Presidentit të ri do ti duhet të marrë 672 vota në 1007 nga të gjithë senatorët, deputetët e dhomës së ulët dhe nga përfaqësuesit e rajoneve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com