Italia është në Euro 24, barazimi 'i thatë' nderon të kaltrit! Çekia 'shkërmoq' Moldavinë dhe ndjek Shqipërinë
Italia ia ka dalë të barazojë 0-0 me Ukrainën në fushën neutrale në "BayArena" në Gjermani, duke marrë një biletë për në fazën finale të Euro 2024 me vuajtje.
Italia ia ka dalë të barazojë 0-0 me Ukrainën në fushën neutrale në "BayArena" në Gjermani, duke marrë një biletë për në fazën finale të Euro 2024 me vuajtje. Pas Anglisë me 20 pikë, Italia bëhet skuadra e dytë e grupit C që kalon më tej, paçka se me 14 pikë, aq sa ka edhe Ukraina që për shkak të ndeshjeve direkte nuk kalon më tej.
Në grupin E, Çekia fitoi 3-0 kundër Moldavisë dhe siguroi një biletë për në Gjermani, paçka se si e dyta në grup. Në "Andruv Stadium", për çekët shënuan Doudera, Chory dhe Soucek. Nga grupi E kalojnë më tej Shqipëria si e para e grupit dhe Çekia.
Në Shkup, Maqedonia e Veriut barazoi 1-1 me Anglinë, ndërkohë që Irlanda e Veriut fitoi 2-0 me Danimarkën.
Zyrtare/ I dërgoi në Euro 2024, trajneri i Çekisë jep dorëheqje: Ngjarje jo të mira
Trajneri Jaroslav Šilhavý ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtres çeke të futbollit. Pas ndeshjes finale kualifikuese për kalimin në Euro 2024 kundër Moldavisë fituar 3-0, ai deklaroi se ishte ndeshja e tij e fundit në stol për kombëtaren.
“Dëshiroj të falënderoj djemtë për mënyrën se si e menaxhuan ndeshjen pas gjithë atyre ngjarjeve dhe ne ia arritëm qëllimit për të kaluar në Kampionatin Evropian”, tha ai në një intervistë për ČT Sport pak minuta pas ndeshjes finale kundër Moldavisë, në atë që kombëtarja siguroi pjesëmarrjen në Kampionatin e tetë Evropian.
“Pavarësisht se jemi të lumtur, para ndeshjes vendosëm që të mos vazhdojmë me kombëtaren. Këtë gjë ia kam thënë presidentit Petar Fouska”, tha Jaroslav Šilhavý.