
Evropa duhet të rrisë prezencën e saj në Ballkanin Perëndimor për të kufizuar ndikimin e Rusisë, tha ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, para nisjes së takimeve të organizuara nga NATO-ja në Bukuresht, raportojnë mediat e huaja.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për paqen. Ne duhet të ndalojmë rusët në Ballkanin Perëndimor, ne kemi nevojë për më shumë Evropë. Ne duhet të mbrojmë të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor dhe afër Ukrainës, sepse është e rëndësishme në këtë moment të punojmë së bashku, Uniteti është i rëndësishëm dhe është një mesazh i fortë për Rusinë”, tha Tajani.
Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen të mërkurën, për të dytën ditë me radhë, për të rikonfirmuar mbështetjen për shtetet e brishta në kufi me Rusinë, pas shqetësimeve për destabilizimin e tyre, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
“Arsyeja pse jemi duke u mbledhur është për të dërguar sinjal sesa i rëndësishëm është stabiliteti jo vetëm për NATO-n, por edhe për shtetet përtej saj”, tha ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra.
Aleatët e NATO-s janë zotuar të martën për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës dhe për të riparuar infrastrukturën e saj të energjisë, e cila është dëmtuar rëndë si pasojë e bombardimeve ruse.
Lajmi kryesor:
Lufta/ BE: Gjykatë Speciale për të hetuar krimet e Rusisë! E paketuar në zarf, sulm me bombë në ambasadën e Ukrainës në Madrid, 1 i plagosur
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57.2%
-
JO
34.2%
-
NUK E DI
8.6%
Vota total: 1668
Lajme të tjera
-
Nën hetim e dashura e bosit të mafies siçiliane, dyshohet se e ndihmoi të fshihej! Letrat e dashurisë që gjetën hetuesit: Më mungon shumë
31 Janar, 08:35
-
Përplasje mes bandave për trafikun e drogës në Itali, 18 vjeçari vritet me plumb në kokë
31 Janar, 08:27
-
Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat
31 Janar, 07:20
-
Vijojnë tensionet Suedi-Turqi, digjet flamuri suedez në Indonezi pas grindjes së NATO-s
30 Janar, 22:37
-
A do rriten çmimet globale të karburantit nga ndalimi i Evropës për naftën ruse?
30 Janar, 21:16
-
Lufta në Ukrainë/ Kollçaku: Ushtria ruse ka dështuar në të gjitha komponentët! NATO tregoi se ishte e bashkuar
30 Janar, 20:10
-
Djegia e Kuranit ngre shqetësime për sulme të mundshme në vende të shenjta të krishterëve! SHBA paralajmëron qytetarët e saj në Turqi
30 Janar, 16:08
-
Shefi i NATO-s i kërkon Koresë së Jugut të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën
30 Janar, 10:20
-
Analiza e ‘Financial Times’: Ndonjëherë tregtisë i duhen armët amerikane më shumë se sa vlerat evropiane
30 Janar, 09:36
-
'Jo të gjithë e mbështesin këtë luftë të çmendur', Jeta në një rajon të Rusisë
30 Janar, 08:17
-
Pazare ‘diplomatike’? Erdogan: Mund t’i japim aprovimin për anëtarësimin në NATO vetëm Finlandës, Suedia do tronditet
29 Janar, 20:53
-
Anarkistët nuk ndalen kërkojnë lirinë e Alfredo Cospitos, sulmojnë me koktej molotov policinë në Romë, Qeveria italiane: Shteti s’pajtohet me kërcënime
29 Janar, 19:05