Deklarata e ambasadorit Cutillo: Politika e Italisë s'ndryshon, koha që të çelen negociatat me Shqipërinë

TIRANE - Italia mbetet një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke deklaruar se ka ardhur koha që vendi ynë të hapë negociatat. Kjo deklaratë është bërë dje nga ambasadori I Italisë në vendin tonë Alberto Cutillo gjatë ceremonisë festive për Festën e Republikës Italiane.

“Italia është e bindur se është koha për të hapur negociatat për anëtarësimin e Vendit në BE”, ka deklaruar dje ambasadori Cutillo duke dhënë një mesazh të qartë se pavarësisht ndryshimit në qeverinë e Romës linja e shtetit Italian mbetet po ajo, përkrahje e Shqipërisë.

Dhe kjo ka shumë rëndësi në këtë moment kur në Itali ka ardhur në fuqi një qeveri ksenofobe. Ka dy ditë që është betuar qeveria e përbërë nga populistët e 5 Yjeve dhe ekstremistët e djathtë të Lega. Të dy këto forca politike janë euroskeptike, megjithatë ambasadori i Italisë ka theksuar se miqësia Itali-Shqipëri nuk varet nga ndryshimet e përkoshme politike.

“Në Shqipëri, ky qershor - e shpresoj shumë fort – ka mundësi që të mbahet mend për zhvillimet në procesin e integrimit evropian. Italia është e bindur se është koha për të hapur negociatat për anëtarësimin e Vendit në BE. Do të ishte një vlerësim konkret i progresit të bërë dhe inkurajimi më efikas për të vazhduar dhe për të përforcuar reformat. Shpresoj se të gjithë në Shqipëri, qytetarë dhe institucione, do të angazhohen përtej përkatësive politike për të ndjekur këtë rrugëtim. Megjithatë, cilat do qofshin zhvillimet në ditët dhe muajt e ardhshëm në Itali dhe Shqipëri, unë kam një bindje: se miqësia dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojnë të rriten dhe të forcohen; dhe për këtë miqësi.

Në Shqipëri, ky qershor shpresoj të mbahet mend për procesin e rëndësishëm me BE. Italia është e bindur se është koha e përshtatshme për të nisur negociatat për Shqipërinë. Besojmë se njerëzit dhe institucione në Shqipëri do të përmbushin reformat, dhe do të vijojnë rrugën e nisur”
, theksoi ndër të tjera ambasadori Alberto Cutillo.

Ambasadori Cutillo duke u ndalur në miqësinë mes dy vendeve tha se ajo do të forcohet akoma edhe më shumë. “Gjatë muajve ne vijim mes Shqipërisë dhe Italisë, bashkëpunimi dhe miqësia do të vijojnë të rriten e të forcohen. Dje kemi dhënë një shembull të mirë me koncertin e Ermal Metës”, theksoi ambasadori. 

Deklarata e plotë e ambasadorit italian:

Z. President i Republikës, anëtarë të qeverisë, autoritete, të dashur miq, 
ju falenderoj që jeni sonte këtu për të festuar së bashku në Tiranë Festën e Republikës Italiane si dhe 70 vjetorin e Kushtetutës italiane, gur themeli për shoqërinë tonë demokratike dhe pluraliste. Falënderoj të rinjtë e korit të Liceut Artistik Jordan Misja dhe mësuesit e tyre për ekzekutimin – tashmë një traditë, por jo për këtë arsye më pak emocionues - të himneve. Falënderoj kompanitë e shumta, italiane dhe shqiptare, të cilat kanë sponsorizuar këtë pritje, edhe duke ekspozuar disa "ikona" të prodhimtarisë Made in Italy.

Faleminderit edhe Agjencisë për Bashkëpunim që ekspozon veprat e aktivitetit "Dyert e së Nesërmes". Ky dy qershor do të mbahet mend në Itali sepse, pas tre muajsh pritjeje dhe të papriturash, pikërisht dje ka lindur një qeveri e re. Në shumë vende, institucionet demokratike duket sikur janë në vështirësi dhe përballen me situata të ndërlikuara; për rrjedhojë po kalon një fazë të vështirë edhe Bashkimi Evropian. Fuqia e tij tërheqëse mund të jetë venitur, por mbetet model një paqeje dhe begatie që duhet mbrojtur dhe përforcuar. Kështu, kremtime si ky i sotmi janë një mundësi e dobishme për një reflektim të qetë dhe të thellë mbi vlerat themeluese të demokracive tona si dhe për mënyrën se si mund t’i ruajmë ato në kohë që kanë ndryshuar thellësisht në krahasim me 70 vjet më parë.

Në Shqipëri, ky qershor - e shpresoj shumë fort – ka mundësi që të mbahet mend për zhvillimet në procesin e integrimit evropian. Italia është e bindur se është koha për të hapur negociatat për anëtarësimin e Vendit në BE. Do të ishte një vlerësim konkret i progresit të bërë dhe inkurajimi më efikas për të vazhduar dhe për të përforcuar reformat. Shpresoj se të gjithë në Shqipëri, qytetarë dhe institucione, do të angazhohen përtej përkatësive politike për të ndjekur këtë rrugëtim. Megjithatë, cilat do qofshin zhvillimet në ditët dhe muajt e ardhshëm në Itali dhe Shqipëri, unë kam një bindje: se miqësia dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojnë të rriten dhe të forcohen; dhe për këtë miqësi, Z. President, të dashur miq, dëshiroj të ngre një dolli me urimet më të sinqerta për paqe dhe begati për të gjithë.

Në vende të ndryshme institucionet demokratike janë në udhëkryq dhe kjo reflektohet edhe në Bashkimin Europian. Modeli për paqe dhe prosperitet, duhet mbrojtur e duhet forcuar. Festimet si ky i sotmi janë raste të dobishme për një analizë të qetë dhe të dobishme për vlerat themeluese të demokracisë tonë.

Në Shqipëri, ky qershor shpresoj të mbahet mend për procesin e rëndësishëm me BE. Italia është e bindur se është koha e përshtatshme për të nisur negociatat për Shqipërinë. Besojmë se njerëzit dhe institucione në Shqipëri do të përmbushin reformat, dhe do të vijojnë rrugën e nisur.

Alberto Cutillo

Alberto Cutillo duke u ndalur në miqësinë mes dy vendeve tha se ajo do të forcohet akoma edhe më shumë.

Gjatë muajve ne vijim mes Shqipërisë dhe Italisë, bashkëpunimi dhe miqësia do të vijojnë të rriten e të forcohen. Dje kemi dhënë një shembull të mirë me koncertin e Ermal Metës

Alberto Cutillo

Ora 20:51
FOTO/ Italia feston Ditën e Republikës, të pranishëm politikanë të majtë e të djathtë, artistë dhe personalitete të fushave të tjera
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • VLORA( NGA)FIERI: 03/06/2018 13:24

      AMBASADORI Italian shprehet KUNDRA POPULLIT QE VOTOI per QEVERINE e re ?? MOS PO zevendeson Donaldin ky?? Vendimet I MARRIN QEVERITARET APO AMBASADORET ne IKJE?? NDOSHTA META E KA PAGUAR OSE PREMTUAR ITALIANIT ??.SA THELLE SHKOJNE GJERAT .SHQIPERIA ESHTE KTHYER NE LABORATOR TE PASTRIMIT TE PARAVE TE EUROPES ?? E DEGJONI CFARE BEHET ??

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

    Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja