Në kuadër të 75-vjetorit të Republikës së Italisë, presidenti Ilir Meta i ka përcjellë urimet më të përzemërta Italisë, ku nënvizon se i ka dhënë trashëgimi gjithë botës.
Meta shkruan se Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore.
‘I lumtur që me rastin e 75-vjetorit të Republikës Italiane, të përcillja sot urimet më të përzemërta për këtë vend mik, që i ka dhënë trashëgimi gjithë botës, një pasuri kulturore mijëvjeçare, gjithmonë mbresëlënëse.
Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore. Marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet nesh shkëlqejnë veçanërisht në kohët e vështira, kur solidariteti dhe mbështetja nuk janë kursyer reciprokisht.
Italia ka qenë gjithmonë e para në ndihmë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në momentet me të vështira, kohët e fundit edhe për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe në përballimin e pandemisë. Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik në të gjitha fushat.’- shkruan Meta.
Në përkujtim të kësaj dite në Sheshin Italia në Tiranë është vendosur skulptura e artistit italo-shqiptar Helidon Xhixha që ka të shënjuar edhe emrin e sheshit, si një simbol i rilindjes dhe të një fillimi të ri.
Çdo vit 2 dhe 3 qershori është një festë e rëndësishme, pasi shënon ditën kur u mbajt referendumi popullor për përcaktimin e formës së qeverisjes: monarki apo republikë parlamentare.
M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4405
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Rreziku nga ‘ujku i vetmuar’! Italia përforcon masat e sigurisë pas sulmit në Magdeburg
21 Dhjetor, 21:48
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39