Italia goditet nga tërmeti,247
të vdekur, mes tyre 1 shqipta

Italia goditet nga tërmeti,247<br />të vdekur, mes tyre 1 shqipta
Një termet 6.2 ballë ka goditur gjatë natës Italinë qëndrore duke shkaktuar një tragjedi në zonat rurale në afërsi të Peruxhës. Termeti me magnitudë 6.2 ballë i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 03:36 rreth 2 km nga qyteti i Accumolit dhe 10 km nga Arquata del Tronto dhe Amatrice.

Tërmeti i fuqishëm ka goditur Italinë qendrore, në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar 247 të vdekur mes tyre një shqiptar, 368 të plagosur dhe 150 të zhdukur, ndërsa shumë banesa janë rrafshuar tërësisht. Shqiptari që ka humbur jetën është Erjon Tora nga Kurjani i Roskovecit, ndërsa mësohet se janë plagosur 7 shqiptarë të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. 

Media italiane bëjnë me dije se shumë familje janë shuar, ndërkohë që mes viktimave ka dhjetëra fëmijë dhe të rinj.

Qyteti Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashkiaku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më.

“Rrugët janë të bllokuara. Gjysma e qytetit është zhdukur”, ka thënë kryetari i kësaj komune, Sergio Pirozzi.

“Ka njerëz që janë të bllokuar nën gërmadha... Ka pasur rrëshqitje të dheut dhe ura mund të rrëzohet”, shprehet ai

Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia-s.

Raportohet për 2 të vdekur në nell’Ascolano, 5 në Amatrice, 6 në Accumoli dhe 3 në Arquata del Tronto Agjencia për Mbrojtje Civile në Itali ka thënë se tërmeti ishte “i rëndë” dhe ka pasur raportime për dëme edhe në zonat malore.

Ky tërmet është ndjerë edhe në qytetin e Romës dhe epiqendra e tij ishte afër l’Aquila, ku një tërmet prej 5.9 shkallë të Rihterit vite më parë kishte lënë të vdekur 309 persona.

Qytetet më të prekura nga ky tërmet janë Accumoli, Amatrice, Posta dheArquata del Tronto.

Ora 20:00 Renzi: Do të rindërtojmë zonat e prekura nga tërmeti

Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi tha se që prej ditës së nesërme do të nisë puna për të rikonstruksionin e zonave të prekura nga tërmeti në Italinë qendrore. Renzi deklaroi se nesër do të mbledhë qeverinë dhe emergjencat civile.
 
“Do të bëjmë një rindërtim të plotë, siç ka qenë që ti japim mundësi banorëve që të rikthehen në jetën e mëparshme. Nesër do të mblidhet këshilli i Ministrave bashkë me mbrojtjen civile dhe urdhërat e para do të vihen menjëheë që gjatë ditës së nesërme. Do të vazhdojmë të punojmë që këto zona të ruajnë këtë imazh. I gjithë solidariteti që po shpreh Italia duhet të përkthehen si ndjenja sentimentale dhe përqafime për njerëzit e prekur. Kam folur me disa banorë të prekur dhe me ka bërë përshtypje dinjiteti i tyre”, deklaroi Renzi.
 
Kryeministri Italian u shpreh se qytetetët e prekura do ndërtohen me siguri maksimale. Renzi theksoi se ky është moment që duhet të qajme dhe të lutemi njëkohesisht punës në terren.
 
Ora 12:50  Tërmetet në Itali, Rama: Ditë e trishtueshme, solidaritet vëllazëror me popullin e qeverinë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shprehur sot ngushëllimet e tij për vdekjen e 38 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve nga seria e tërmeteve që goditën sot disa qytete në Itali.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shpreh solidaritetin me popullin por edhe qeverinë italiane në këtë ditë, siç e ka cilësuar ai të trishtueshme.
Ja statusi i Edi Ramës në Facebook
Nje dite e trishtueshme për Italinë mike! Ngushëllimet më të ndjera për viktimat e tërmetit e solidaritet vëllazëror me popullin e qeverine!

Ora 12:20 Tërmetet në Itali, Renzi: Po punojmë që atyre që janë gjallë tua kthejmë shpresën 

Në këto çaste të vështira, ku një tërmet i rëndë ka goditur Italinë dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, Kryeministri Italisë Matteo Renzi  i ka dërguar një mesazh popullit italian. Përmes mesazhit Renzi  bën të ditur se puna po vazhdon dhe prioriteti ynë është të kërkojmë në gërmadha. Ai shprehet se Italia di ti përballojë momentet e vështira dhe se po përpiqemi tu kthejmë shpresën atyre që janë gjallë. 

Deklarata e Matteo Renzi 
Unë do të doja që  mendimi i parë në këto momente të shkojë  në familjet e viktimave, të cilët humbën një djalë, për ata që kanë humbur një prind, për ata të cilët humbën një vëlla apo një mik. Italia mban zi për bashkëqytetarët e tyre dhe ti tregojë  të gjithë botës, lotët e dhimbjes, por edhe vullnet të fortë dhe bujari. Puna po vazhdon dhe  prioriteti ynë të kërkojmë në gërmadha. Ne po punojmë që atyre që janë gjallë tua kthejmë shpresën dhe po marrim masa urgjente për orët në vijim.  Unë do shkoj në zonat e prekura dhe do bëhemi gati për gjendje emergjente.

Ora 12:10 Shqiptari në Itali, Naun Tako: Deri tani nuk kemi informacion për të vdekur
Një nga shqiptarët që jetojnë në zonën e Periugias Naun Tako në një intervistë të dhënë përmes linjës telefonike për Report Tv ka thënë se në radhët e komunitetit shqiptarë që jeton në këtë zonë nuk ka informacion për të vdekur apo plagosur.

Sipas tij, lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe se i ka gjetur të papërgatitur banorët e zonës, por edhe sizmiologët.

Ai shton se zona ku kanë rënë tërmetet janë sizmike.

Ne ishim duke fjetur gjumë dhe kemi ndier një goditje të fortë sikur po na shkulnin shpinë, lëkundja vazhdoi për 21 sekonda. Dolëm të gjithë jashtë. Ishte një moment i vështirë dhe të frikësuar kemi qëndruar jashtë për 30 minuta. Në orën 04:35 ka qenë goditja e fortë rreth 4.5 ballë. Në këto zonë ku jemi nuk ka viktima. Komshiu ka një çarje të shtëpisë. Me fisin dhe ata që ishin atje nuk ka të vdekur, kjo është një zonë sizmike” tha ai.



Ora 11:11 Sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se Durrësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Vlora, Lushnja, Elbasani e Dibra janë zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Shqipëri
Sizmologu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për Report Tv është shprehur se duke parë këtë tërmet shkatërrues mund të themi se numri i viktimave fatkeqësisht do të jetë në rritje. Sa i përket tërmeteve në vendin tonë Ormeni u shpreh: "Tërmete më magnitudë mbi 6 kanë rënë edhe në vendin tonë. Tirana në krahasim me zonat e tjera të vendit është më pak e rrezikuar. Durrësi, Shkodra, Dibra, Saranda, Vlora, Lushnja, Elbasani dhe  Dibra janë disa nga zonat më të rrezikuara nga tërmetet".



Ora 10:18 Glevin Dervishi këshilltar për mediat i MPJ shprehet se nuk ka të dhëna pë shqiptarë të lënduar
Në një lidhje telefonike për Report Tv Glevin Dervishi është shprehur:"Ambasada është në kontakt me shqiptarët që jetojnë atje por deri tani nuk ka informacione për shqiptarë të prekur. Jemi në ndjekje të situatës e cila është në ndryshim të vazhdueshëm. Jemi në monitorim për të parë se si do të vijojë situata. Kemi pasur telefonata që kërkojnë informacion".



Ora 10:15  Tërmeti në Itali, MPJ: Nuk ka asnjë shqiptar të lënduar, po ndjekim situatën
Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur ngushëllimet ndaj tërmeteve që kanë goditur sot Italinë, ndërkohë që ka siguruar të gjithë opinionin se ndër viktimat dhe të lënduarit, deri tani nuk është regjistruar asnjë shqiptar.
 
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, kjo ministri thotë se, është duke ndjekur situatën hap pas hapi pasi në këtë rajon ka një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që punojnë e jetojnë, ndërkohë që ka vënë edhe numër kontakti në dispozicion të të gjithë atyre personave që kërkojnë ndihmë, në radhët e komunitetit shqiptar.
 
Ja komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme
Ministria e Punëve të Jashtme solidarizohet me Italinë mike në këto momente të vështira të shkaktuara prej tërmetit që goditi dje në mbrëmje rajonet e Lazios dhe Marches, me pasojë humbjen e jetëve njerëzore dhe dëme të mëdha materiale. Duke Ju gjendur pranë qeverisë dhe popullit Italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave.
Ministria e Punëve të Jashtme është në ndjekje të situatës dhe nga njoftimet e deritanishme nga Ambasada jonë në Romë informohemi se deri në këto momente nuk rezulton që të ketë qytetarë shqiptarë të lënduar.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Rome për t’ju ardhur në ndihmë, vendos në dispozicion të qytetarëve shqiptarë numrin e emergjencës +393420498192.
Ministria e Punëve te Jashtme, është në ndjekje të situatës dhe do të informojë në vijimësi opinionin publik.

Ora 9:20  Dyshohet për 10 viktima të nxjerra nga gërmadhat në Peskara të Trontos

Dyshohet për 10 viktima të nxjerra nga gërmadhat në Peskara të Trontos, fraksion i Arquata, (Askoli). Mes viktimave mund të jenë edhe fëmijë. Lajmi nuk është konfirmuar ende shkruan tg.com. Dy të plagosur rëndë janë dërguar në spital dhe dy persona të tjerë janë nxjerrë gjallë.

Ora 8:30 Autoritetet bëjnë apel: Dhuroni gjak, na nevojitet çdo lloj grupi

Autoritetet spitalore në provincën Rieti bëjnë apel për dhurim gjaku. “Për shkak të tërmetit të ndodhur në orët e para të mëngjesit, kemi nevojë për gjak. nevojitet çdo lloj grupi. Dhuroni gjak nga ora 8 deri në 11 në spitalin ‘De Lellis në Rieti”- thuhet në apelin drejtuar qytetarëve.

termeti
termeti itali
(Qytetet ku ka rënë tërmeti)



2
3
4
5
6
7
9
1
termeti itali
(Dëmet e shkaktuara nga tërmeti)

 Foto të tjera..








  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës

Paris 2024/ Vendosi rekord të ri botëror dhe ‘tërboi’ fansat, festimi epik i Armand Duplantis me shokun e skuadrës