Presidenti amerikan, në një intervistë radiofonike me liderin e partisë Brexit, Nigel Farage, tha se SHBA janë gati të negociojnë me Italinë një marrëveshje të gjerë tregëtare duke propozuar Italisë daljen nga BE dhe nga zona euro, në stilin e Brexit.
‘Italia do të ishte shumë më mirë jo vetëm jashtë euros, por edhe jashtë nga BE’, - tha Trump.
"Ju jeni të bllokuar brenda BE - tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke komentuar krizën britanike - Italia dhe shumë vende të tjera do të ishin shumë më mirë pa Bashkimin Europian. Nëse këto vende duan të qëndrojnë në BE, është punë e tyre, por dijeni se në Europë është e vështirë të negociosh me liderët e Brukselit, ndërsa me mua gjithçka do të ishte më e lehtë”.
Komenti i Trump ka mundësi të rikthejë debatin për të ardhmen e Italisë në Europë, debat që mund të zhvillohet edhe brenda qeverisë Conte, të cilin presidenti amerikan e ka mbështetur publikisht.
Trump gjithashtu parashikoi që së shpejti shumë vende të tjera do të ndiqnin shembullin e Britanisë së Madhe, duke përmendur Italinë dhe Francën.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk i ka fshehur asnjëherë kritikat e tij për Brukselin, të cilin ai e konsideron një antagonist të Uashingtonit, dhe mbase ai e sheh Romën një kryeqytet që mund ta ndihmonte Trump të dobësonte ose të shpërbënte Bashkimin Europian.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
63.3%
-
Jo
31.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2116
Lajme të tjera
-
Presioni nga SHBA e BE, mediat e Kosovës: Serbia nis tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri! Radoiçiç merret në pyetje nga autoritetet serbe
30 Shtator, 12:34
-
Orban kundër Ukrainës në BE: S’ka negociata me një vend që është në luftë
29 Shtator, 11:00
-
Para zgjedhjeve presidenciale, Melania Trump negocion për herë të tretë marrëveshjen martesore
29 Shtator, 08:45
-
Biden: Lëvizja ekstremiste e ish-Presidentit Trump, kërcënim ndaj demokracisë
29 Shtator, 08:06
-
Parlamenti Europian do të debatojë të martën për sulmin në veri të Kosovës
28 Shtator, 20:24
-
DASH dënon sulmin në Veri të Kosovës: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve serbë! Autorët të dalin para drejtësisë
28 Shtator, 19:40
-
Sulmi në Veri të Kosovës, BE kritika Serbisë për ditën e zisë: Nuk mund të barazohen terroristët me viktimat e terrorizmit
28 Shtator, 15:55
-
Von der Leyen për emigrantët në Lampedusa: Europa do të vendosë se kush do të vijë, jo trafikantët
28 Shtator, 12:15
-
Vrasja e policit në Kosovë, Rama: Serbia përgjegjëse, BE të dënojë shpalljen e zisë për terroristët, s'nevojitet hetim! KFOR të marrë në kontroll veriun
28 Shtator, 11:49
-
Berlini nuk bllokon ashpërsimin e rregullave të BE për azilin
28 Shtator, 08:24
-
Shqipëria për herë të parë s'linjëzohet me BE, Rama nga Italia: Të dënojë atë që ndodhi në veri të Kosovës dhe shpalljen e zisë kombëtare në Serbi
27 Shtator, 14:44
-
Vrasja e policit në veri të Kosovës, vendet e BE-së: Nëse vërtetohet se Serbia është përgjegjëse për sulmet në Banjskë, të merren masa
27 Shtator, 12:27
italia duhet te krijoje nje schengel me Shqiperine,malten dhe Kosoven.
PërgjigjuShperberja e BE-se,eshte realisht objektiv i Rusise dhe Kines.Asnje President amerikan nuk ka mbeshtetur dhe marre nisma anti BE,perkundrazi,mbeshtetur prej krijimit dhe ne vazhdimesi ! Me pak fjale,ky President,si individ konsideron veten me te fuqishmin dhe me ide gjeniale, por qe ne fakt po dobesojne shume rolin e liderit boteror te SHBA-se...... Mbeshtetes i hapur i forcave te djathta dhe shperberjes se Europes ! Nisma,keto,kunder politikes amerikane,te pas luftes se dyte boterore ! Te shohim ku do dale pas nje viti,nese shmang situaten ne te cilen ka futur veten aktualisht ..... Qytetari
PërgjigjuPo mundohen ti vihen kundër gjermanisë, supremacisë ekonomike gjermane.
Ky është një idiot i madh prorus dhe jo njeri i paqës...!