Italia, ky vend i madh që gjithmonë na ka qëndruar pranë!

Italia, ky vend i madh që gjithmonë na ka qëndruar pranë!

Shqipëria ka kohë që miqtë e vërtetë si ka vlerësuar si të tillë e ndërsa  armiqtë, kur i kemi pasur e nuk na kanë munguar asnjëherë për fat të keq, i kemi trajtuar si miq dhe ju keni dhënë privilegje dhe vendin e pamerituar në raport me pasuritë tona si dhe në renditjen e intensitetit të marrëdhënieve diplomatike.

Italia është vendi që na ka qëndruar pranë sa herë kemi qenë në momentet më të vështira.

1. Ka zënë vendin e parë në Botë për numrin e studentëve që ju ka dhënë mundësi të studiojnë e të diplomohen në Itali, në universitete shumë të rëndësi duke ju dhënë strehim e duke ju dhënë edhe bursa studimi. Shteti shqiptar se ka ditë e nuk është interesuar kurrë çfarë kushtesh e në çfarë rrethanash kanë studiuar bijtë e saj

2. Italia ka pritur e ka strehuar eksodin më të madh të shqiptarëve në vitet 90, 91,92, 97 e deri në ditët e sotme

3. Italia ka qëndruar  pranë me misione të ndryshme si Pelikani

4. Italia në vitin '97 solli Kryeministrin për të na qëndruar pranë

5. Në Itali jetojnë 600 mijë shqiptarë të integruar e trajtohen me dinjitet

6. Italia është vendi që ka dhënë numrin më të madh të shtetësisë shtetasve shqiptar

7. Italia ka kuruar mijëra e mijëra shqiptarë në 30 vite duke ju shpëtuar jetën me diagnoza me të vështira pa paguar asnjë fatur, të kuruar falas me shërbim cilësore

8. Me sistemin e sa social, qindra e mijëra shqiptar marrin përkrahje sociale e asistenca sociale e shumë të moshuar falë asistencave sociale që marrin në Itali jetojnë një jetë krejt normale e ndoshta po të jetonin në Shqipëri nuk do të kishim mundësi as të blinin ilaçet.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LEONARD TABAKU: 19/08/2020 13:36

    Le te themi me mire pas viteve 90 Sepse sduhet harruar se ci beri ne kohe Lufte ciano mbretit Zog

    Përgjigju
    • mbreti zog (sorra): 20/08/2020 18:47

      Ketij zogut (sorre) qe shiti Shqiperine ca i bene perveç se e lane te ikte me pasurine tone?

  • Eri: 18/08/2020 20:28

    Shume e vertete biles dhe me shume ka bere Italia se kto qe jane permend ,Rrofte Italia nje mik i vertet

    Përgjigju
  • ....: 18/08/2020 12:33

    E vertete

    Përgjigju
  • Gratitudine: 18/08/2020 11:59

    110 e lode!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane