Italia lëkundet sërish nga
tërmeti, mediat: 15 të vdeku

Italia lëkundet sërish nga <br />tërmeti, mediat: 15 të vdeku
MILANO - Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Itali. Sipas mediave italiane janë të paktën 15 të vdekur dhe shumë të plagosur pas lëkundjes së fortë të tërmetit me epiqëndër Capri, Medolla dhe Mirandola që është rregjitruar në orën 9 e 06 minuta në Italinë veriore. Ndërkohë në orën 12 e 59 është  rregjistruar një tjetër goditje e fortë termeti por nuk raportohet për viktima të tjera. Gjithësesi janë mobilizuar edhe forcat e ushtrisë.

Të vdekurit janë gjetur nën gërmadha në zona si Capri, ku pas rrëzimit të disa ndërtesave u gjetë i vdekur edhe prifti i zonës, në provincat e Modenas ku disa kapanone me punetorë brenda u shëmben si pasojë e tërmetit. Të njëjtat zona u goditën më parë edhe nga tërmeti i 20 Majit. Presindeti Italian Napolitano ka deklaruar se do ta kalojmë edhe këtë moment të vështirë ndersa kryeministri Monti tha se qytetarët duhet te kenë besim tek shteti

Forcat e kërkim shpëtimit vazhdojnë me intensitet punën duke kërkuar nën gërmadha për viktima apo të plagosur. Në Mirandola ndërkohë është nxjerrë i gjallë një prej punëtorëve që figuronte i zhdukur. Tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës rihter dhe thellësi 10 kilometra ka prekur të njëjtën zonë që u godit nga tërmeti i 20 majit. Ekziston frika për viktima të tjera dhe kjo u njoftua që më herët edhe nga kryetari i bashkisë së San Felice në Panaro i cili gjatë një bisedë live me Sky Tg 24 e cilësoi ngjarjen një dramë të vërtetë.

Tërmeti i sotëm është ndjerë në të gjithë veriun e Italise nga Piemonte në Friuli Venezia Giulia. Veç viktimave dhe të plagosurve, lëkundjet e tij shkaktuan edhe shumë deme materiale; me dhjetra ndërtesa janë shkatërruar.

(ob/aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë