Trajneri i ekipit U-21 të Italisë, Silvio Baldini, do e drejtojë ekipin e parë në dy miqësoret e qershorit kundër Luksemburgut dhe Greqisë. Pas 'Apokalipsit të tretë', i cili rezultoi në dështimin e kombëtares italiane të futbollit për t'u kualifikuar për Kupën e Botës të tretë radhazi, Italia nuk e ka një president të Federatës apo edhe një trajner të ri, por në qershor do të zbresë në fushë për dy miqësore.
Këto ndeshjet duhet t'i kishin ndihmuar të kaltrit të përgatisnin Kupën e Botës 2026, por në vend të kësaj do të jenë një rizgjim dhe reflektim. FIGC (Federata e Futbollit) ka njoftuar zyrtarisht se Silvio Baldini, trajnerin e ekipit nën-21 vjeç, do jetë trajner i ekipit të parë për këto ndeshje.
Humbja kundër Bosnje Hercegovinës në Zenica bëri që Italia mos merrte pjesë në një Botëror për herën e tretë radhazi, teksa kreu i Federatës, Gabriele Gravina dhe trajneri Gennaro Gattuso u dorëhoqën.
Komente






