Italia është jashtë fazës së grupeve për të tretin Botëror radhazi. Dramë italiane në Zenica, me Bosnje Hercegovinën që mposhti katër herë kampionët e botës 4-1 me penallti, teksa koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1-1. Italia luajti me dhjetë lojtarë që pas daljes me karton të kuq të Bastonit në minutën e 41-të.

Djemtë e Gattuson kaluan në epërsi me Kean në minutën e 15-të, por Tabakovic barazoi shifrat 12 minuta para fundit. Në shtesën prej 30 minutash nuk u shënuan gola, ndërsa Bosnja fitoi 4-1 nga penalltitë. Esposito dhe Cristante gabuan për Italinë. Kështu, Italia nuk do jetë pjesë e grupeve të Kupës së Botës 2026, ndërsa Bosnja shkruan historinë duke siguruar grupet për herë të dytë në histori.

Një biletë për më tej siguruan edhe Çekia, Suedia dhe Turqia, duke kompletuar kështu Grupet e Kupës së Botës.

Finalet play-off të Kupës së Botës 2026:

Bosnje Hercegovinë 1-1 Italia në 120 minuta (Bosnja fiton 4-1 me penallti)

Çeki 2-2 Danimarkë në 120 minuta (Çekia fitoi pas penalltive)

Kosovë 0-1 Turqi

Suedi 3-2 Poloni

Grupet e Kupës së Botës 2026:

Çekia i bashkohet Grupit A ku janë: Meksika, Afrika e Jugut dhe Koreja e Jugut.

Bosnja Grupit B ku janë: Kanadaja, Katari dhe Zvicra

Turqia i bashkohet Grupit D ku janë: SHBA, Paraguai dhe Australia.

Suedia i bashkohet Grupit F ku janë: Holanda, Japonia dhe Tunizia.

Fituesi i ndeshjes Irak-Bolivi i bashkohet Grupit I ku janë: Francë, Senegal dhe Norvegji.

Fituesi i ndeshjes Kongo-Xhamajka i bashkohet Grupit K ku janë: Portugalia, Uzbekistani dhe Kolumbia.