Italia merr nesër kryesimin e BE
një nga prioritetet është zgjerimi

Italia merr nesër kryesimin e BE<br />një nga prioritetet është zgjerimi
Italia do të marrë nesër prsidencën e Bashkimit Europian. Sot është dita e fundit e udhëheqjes gjashtëmujore të Greqisë me Bashkimin Evropian, e ndërsa kjo ishte frytdhënëse për Shqipërinë, pasi morri statusin e vendit kandidat për në BE.
 
Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi, do të paraqesë prioritetet për gjashtë muajt e ardhshëm në një seancë të Parlamentit Evropian, të mërkurën në Strasburg. Siç është paralajmëruar më herët, Italia, gjatë kryesimit të saj, do të orientohet në rritjen ekonomike dhe punësim.

Pas Italisë, presidencën e BE-së do ta marrë Letonia. Ndërkohë edhe kjo periudhë gjashtëmujore nën drejtimin e Italisë pritet të jetë positive për Shqipërinë pasi, si kryeministri Mateo Renzi gjatë një takimim me homologun e tij shqiptar, Edi Ramën, ka theksuar se do të mbështesë rrugën europiane të Shqipërisë.
 
Për sa i përket Europës, kryeministri italian ka theksuar gjithashtu se duhet të jetë solidare për emigrimin, përndryshe do të duhet të mbajë e vetme monedhën e përbashkët.
 
Një tjetër temë e rëndësishme ishte dhe ajo e emigrantëve dhe e zbarkimeve të vazhdueshme në kanalin e Sicilisë. Renzi  ka përsëritur se ky duhet të jetë një problem europian dhe si i tillë duhet të zgjidhte. Një tjetër dosje kjo që Roma shpreson të zgjidhë në 6 muajt e ardhshëm.
 
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë