Në Romë ndodhet një celulë me xhihadiste shqiptarë. Me këtë lajm është hapur sot gazeta italiane “Il Tempo”. Sipas saj, një grup me shqiptarë e kosovarë që jetojnë në Itali, të njohur me emrin “tjerrësit e Ballkanit” po merren me rekrutimin e xhihadistëve të rinj për t’iu bashkuar grupeve ekstremiste në Siri. Ky grup, sipas Il tempo, i ka bazat e saj në Romë, Lucca e Milano.
Teza e gazetës mbështetet edhe tek fakti që Shqipëria dhe Kosova janë përfolur edhe më herët si vatra të ekstremizmit. Bëhet fjalë për rreth 150 kosovarë e shqiptarë, tepër të njohur mes rrjetit të xhihadistëve të ISIS në Ballkan.
Gazeta përmend edhe raste konkrete. “Nga hetimet rezulton se Genci Balla e Bujar Hysa, dy persona të vetëdeklaruar imamë gjatë periudhës që kanë qenë në burg, kanë qenë personazhe kyçe të aktivitetit të rekrutimit, ndërsa kishin kontakte me financuesit në Shqipëri, në Kosovë e Maqedoni. Në veçanti bëhet i njohur figura e Ebu Usejd, në qytetin e Elbasanit, i cili, bashkë me financues të tjerë nga Elbasani e Tirana, kanë financuar Ballën e Hysën, duke u krijuar atyre kushtet e përshtatshme për të kaluar shqiptarë, italianë e persona të tjerë për në Siri.”
Duke u kthyer tek rasti i Italisë, aktualisht hetuesit flasin për 4 celula xhihadiste: në Milano, Luça, Siena dhe Romë. Vështirësia kryesore sipas agjentëve të antiterrorit italian është identifikimi i lagjeve në të cilat këto grupe operojnë. Sipas burimeve, nga Italia, janë nisur 59 luftëtarë të huaj për të luftuar me militantët e Ebu Bakr al Baghdad.
Redaksia Online
(a.h/shqiptara.com)
/Shqiptarja.com

ka një celulë xhihadistësh shqiptarë">