Formulari që duhet plotësuar për lëvizjen nga njëra zonë në tjetrën
"E gjithë Italia do të jetë një zonë e mbrojtur. Nuk ka më zonë të kuqe, jeshile apo e verdhë". Italia është vendosur e gjitha në karantinë. Pas vendimit të së dielës për të ndaluar lëvizjen në Lombardi dhe 14 provinca të tjera, mbrëmjen e sotme kryeministri Italian Conte ka vendosur që të shtrijë dekretin në këtë regjim karantine, duke bllokuar çdo lëvizje të brendshme.
Me dekret ndalohen aktivitetet publike, qëndrimet në si kafene, pub-e dhe restorante. Nga mëngjesi i ditës së nesërme deri në datë 3 prill në Itali sipas dekretit mund të lëvizet vetëm për dy arsye; punë ose probleme shëndetësore, por me kusht që duhet plotësuar një formular, vetë-deklarim.
Kryeministri Giuseppe Conte shpjegoi se "nuk ka kohë. Të gjithë duhet të heqin dorë nga diçka për të mbrojtur shëndetin. Sot është momenti i përgjegjësisë. Numrat tregojnë se kemi një rritje të të infektuarve, të personave të shtruar në spital nën kujdesin intensiv dhe të vdekurit. Zakonet tona prandaj duhen ndryshuar. Ata duhet të ndryshohen tani. Masa të rrepta dhe të forta.
Unë jam gati të nënshkruaj një masë që mund ta përmbledhim "Unë qëndroj në shtëpi". Nuk do të ketë më një zonë të kuqe, Italia do të jetë e gjitha një zonë e mbrojtur. Nga nesër në mëngjes, kushdo që duhet të kalojë nga një komunë në tjetrën duhet të ketë një arsyetim dhe të paraqesë një vetë-vërtetim për kontroll. Por nëse do të ketë një auto-vërtetim të pavërtetë do të cilësohet krim" saktëson ai.
Conte theksoi se "një kufizim i transportit publik nuk është në rendin e ditës, për të garantuar vazhdimësinë e sistemit të prodhimit dhe për t'i lejuar njerëzit të shkojnë në punë". Koronavirusi ka prekur edhe sportin, pasi janë pezulluar të gjitha ngjarjet sportive, përfshirë Serie A, kampionatin e futbollit. "Nuk ka asnjë arsye pse ngjarjet sportive të vazhdojnë. Të gjitha ngjarjet sportive, në të gjithë Italinë, janë pezulluar" tha ai. Gjithashtu palestrat janë mbyllur. Shifrat deri tani në Itali janë; 7985 të infektuar dhe 463 të vdekur.
Lajmi kryesor:
E gjithë Italia në karantinë nga koronavirusi/ Conte: Zgjerohet kufizimi i qarkullimit në gjithë territorin! Ndalet Serie A
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.4%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2281
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56