ITALI - Presidenti italian, Giorgio Napolitano njoftoi sot se kishte ngarkuar dy grupe të vogla personalitetesh të ndryshme për të gjetjen e një zgjidhjeje për të pajisur Italinë me një qeveri, një muaj pas zgjedhjeve legjislative.

Presidenti italian hodhi poshtë çdo mundësi për dorëheqje para përfundimit të mandatit të tij më 15 maj duke u shprehur i vendosur në marrjen e iniciativave deri ditën e fundit për zhbllokimin e situtës së paqartë politike në të cilën ndodhet vendi.

“Do të vazhdoj të bëj detyrën time deri në ditën e fundit të mandatit, duke mos i fshehur vendit vështirësitë që po vazhdoj të kem, duke rikthesuar besimin tim në mundësinë e një zgjidhje të situatës që Italia po kalon” - ka konfirmuar presidenti Giorgio Napolitano në konferencën për shtyp pas përfundimit të bisedimeve të kryera me partitë në përpjekje të zhbllokimit e ngërçit politik ku ndodhet Italia.

"Mision i pamundur", "Mëshirë ju lutem'', "Paralizë si pasojë e vetove të kryqëzuara", tituj e gazetave sot duke treguar se ishin shumë të alarmuara, duke përmendur gjithashtu dhe hipotezën ekstreme për një dorëheqjeje të presidentit.

Sipas editorialistëve, edhe kjo mundësi do të paraqitej mbi tryezë për të detyruar partitë të binin dakrod për një qeveri institucionale tranzicioni që do të ndërmerrte disa reforma para zgjedhjeve të tjera duke nisur nga ligji zgjedhor që çoi vendin në këtë qorrsokak aktual.  Pas zgjedhjeve legjislative në fund të muajit shkurt, Italia është gjendur në një situatë të pazakontë me një qendër të majtë që disponon maxhorancën absolute në Dhomën e Deputetëve, por jo në Senat, ku janë përballur tre forca antagoniste dhe me peshë të ngjashme, e majta e Pier Luigi Bersani, e djathta e Silvio Berlusconit dhe lëvizja e ish-humoristit, Beppe Grillo.

Ditën e djeshme, presidenti Napolitano, i cili, sipas Kushtetutës italiane zgjedh kryeministrin, u përpoq të konformojë kërkesat e njërit apo tjetrit. Por secili i është përmbajtur qëndrimeve të tij

Lideri i bllokut të djathtë, Silvio Berluskoni tha se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Partinë Demokratike për krijimin e një koalicioni qeverisës, por kreu i PD-së Bersani e refuzon këtë skenar.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)