Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka komentuar lajmin që qarkulloi mbrëmjen e sotme në disa media, në lidhje me një hetim të nisur nga Prokuroria e Katanjës ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gazetari Rusta mohoi që diçka e tillë të jetë e vërtetë, duke deklaruar në emisionin “Repolitix” se edhe nëse ka nisur një hetim, Prokuroria e Katanjës nuk mund të japë informacion.
Sipas tij, lajmet që qarkulluan sot nuk faktojnë që ndaj Tahirit ka nisur një hetim dhe se ndaj tij nuk ka një procedim penal nga Italia, deri më tani.
/Shqiptarja.com

“Ky institucion nuk mund të japë informacion nëse ka nisur hetim. Tahiri apo avokati i tij mund ta marrë. Ajo që pamë sot nuk fakton që ndaj Tahirit ka nisur një hetim. Ndaj Tahirit nuk ka një procedim penal nga Prokuroria e Katanjas, deri më tani, siç ka këtu me grupin Habilaj. Deri më tani për llogari të drejtësisë shqiptare nuk ka informacione, nëse po hetohet nga Prokuroria e Katanjës. Ai është regjistruar këtu si person nën hetim”, tha Rusta.
d.c./shqiptarja.com