Italia nuk pranon emigrantët, KE: Detyrim moral dhe ligjor t’i shpëtojmë

Italia nuk pranon emigrantët, KE: Detyrim moral dhe ligjor t’i shpëtojmë

Emigrantë në Itali

Qeveria e kryeministres italiane Giorgia Meloni po refuzon të hapë portet për 4 anije që veprojnë në qendër të Mesdheut dhe që kanë shpëtuar emigrantët, por ata kanë lejuar zbarkimin e vetëm atyre që kanë pasur probleme shëndetësore.

Të dielën, Italia urdhëroi anijen “Hjumaniti 1” të largohej nga porti i Katanias pas zbarkimit të 144 emigrantëve, por dy anijet e bamirësie me emigrantë refuzuan të largohen.

Komisioni Evropian kujtoi të hënën “detyrimin ligjor dhe moral” të shteteve anëtare për të shpëtuar jetët e njerëzve në rrezik. Zëdhënësja Anitta Hipper deklaroi se Komisioni nuk është përgjegjës për operacionet e koordinimit në det apo për vendin e zbarkimit.

Ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane, Andrea Sasse, tha se Berlini është në kontakt me autoritetet italiane.

“Shpëtimet në det të hapur nuk duhet të pengohen. Është detyrimi ynë moral dhe ligjor të mos i lëmë njerëzit të mbyten. Ky duhet të jetë qëllimi i veprimeve tona”, tha Andrea Sasse, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë