ITALI - Konsultimet për formimin e qeverisë së re, pa sukses! Ka përfunduar pa një mesazh pozitiv për Italinë, takimi mes Pier Luigi Bersanit dhe presidentit të Italise, Giorgio Napolitano.

Kryeministri i emëruar Pier Luigi Bersani, ka hequr dorë nga mandati që i besoi presidenti Giogio Napolitano për krijimin e qeverisë së re italiane, pasi në zgjedhjet e 24 dhe 25 shkurtit asnjë parti nuk mundi të merrte shumicën në Parlament.

Në raportin që kreu i PD-së, Bersani i bëri presidentit Napolitano, pas konsultimeve me partinë e Silvio Berlusconit, deklaroi se puna e këtyre ditëve nuk çoi në një zgjidhje për vendin. Ndërkohë, kreu i Levizjes 5 Yje, Beppe Grillo ka përjashtuar vazhdimisht bashkëpunimin si me Bersanin dhe me Berlusconin, për formimin e një qeverie të re në koalicion me ta.

Tashmë situata është kthyer në duart e presidentit Napolitano, i cili duhet të lëvizë letrat sërish, pasi mandati që i dha Bersanit për krijimin e qeverisë, doli pa sukses. Presidenti ka deklaruar pas takimit me Bersanint, se do të ndërmarrë hapa të shpejtë për të konstatuar zhvillimet e mundshme”.

Tre forcat kryesore që kontrollojnë shumicën dërrmuese të mandateve si në Dhomë e Deputetëve ashtu edhe në Senat, PDL-ja, PD-ja dhe Lëvizja 5 Yje, kanë mbajtur qëndrime të ndryshme për aleancat me njëra-tjetrën.

TENTATIVAT PER KRIJIMIN E QEVERISE SE RE
Dje ka dështuar tentativa e fundit e dialogut me liderin e Lëvizjes 5 Yje nga Bersani, ku Beppe Grillo ka përsëritur që nuk do të japë votëbesimin në formimin e qeverisë së re.

Grillo është shprehur gjithashtu se Parlamenti mund të punojë edhe pa qeveri. Në blogun e tij Grillo ka sulmuar Bersanin, Montin, Berlusconin dhe D’Alema duke thënë se për 20 vite radhazi janë tallur me ne, me të njëjtat premtime.

Kontradikta për formimin e qeverisë së re vjen në një kohë kur ekonomia italiane është ‘mbërthyer’ në recesion të thellë.

Ekonomia, e cila u tkurr për muaj radhazi parashikohet të tkurret përsëri këtë vit, ndërkohë që trazirat e tregut rrisin kostot e huamarrjes së qeverisë.

ITALIA SERISH DREJT ZGJEDHJEVE?
Nëse brenda afateve ligjore kreu i PD-së Pier Luigi Bersani nuk mund të ndërtojë qeverinë e re, atëherë Italia do të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Redaksia Online
(Gre.M/l.c/Shqiptarja.com)