Italia përgatitet për gjyqin historik, 355 të akuzuar dhe 900 dëshmitarë për “Ndragheta” (VIDEO)

Italia po përgatitet për gjyqin më të madh mafioz ndër dekada për grupin e famshëm kriminal ‘Ndrangheta’. 355 mafiozët dhe zyrtarët e dyshuar si të korruptuar u akuzuan pas një hetimi  dhe më shumë se 900 dëshmitarë pritet të dëshmojnë, ndërsa akuzat përfshijnë , vrasje, trafik droge, pastrim parash. Gjyqi fillon këtë të mërkurë dhe pritet të zgjasë më shumë se dy vjet. Ai do të zhvillohet në një ndërtesë të përcaktuar për këtë rast, në rajonin jugor të Kalabrisë, e cila ndodhet në zemër të territorit “Ndrangheta”.

Ky gjyq përfshin vetëm një grup, familjen Mancuso, e cila formon një pjesë të fuqishme të mafies së përhapur në “Ndrangheta”.  I pandehuri i profilit më të lartë është shefi i dyshuar i klanit Luigi Mancuso, i njohur si “Xhaxhai”. Ndërkohë i përfshirë  është edhe avokati dhe ish-senatori i partisë Forza Italia, Giancarlo Pittelli.

Ndragheta” besohet se kontrollon furnizimin e sasive të mëdha të kokainës që hyjnë në Evropë nga Amerika e Jugut dhe anasjelltas.

Akuzat përfshijnë po ashtu edhe organizimin e grupeve mafioze, vrasje, vrasje në tentativë, zhvatje, zbulime të sekreteve të zyrtarëve si edhe abuzim të detyrës.

Nëq krye të kësaj çështje do të jetë prokurori më i njohur i anti-mafias në Itali, 62-vjeçarin Nicola Gratteri, i cili për më shumë se tre dekada ka jetuar nën mbrojtjen e Policisë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryepeshkopi Anastas uron Krishtlindjet: Ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është prejardhja apo raca por fakti që është njeri

Kryepeshkopi Anastas uron Krishtlindjet: Ajo që i jep vlerë çdo njeriu nuk është prejardhja apo raca por fakti që është njeri