ROME - Kryeministri Enrico Letta së bashku me kabinetin e i ri qeveritar do të bëjnë sot betimin para presidentit Giorgio Napolitano sot në orën 11e 30 në Quirinale.

Letta, pranoi propozimin për të formuar qeverinë e re italiane nga presidenti me detyrën për të paraqitur një ekip qeveritar që bashkon forcat e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë. Ministrat e rinj, të cilët kanë marrë konfirmin nga të gjitha palët politike do të betohen një nga një përpara Kushtetutes, për tu zotuar se do t’i shërbejnë vendit dhe ligjit.

QEVERIA E RE E PERBERE NGA 21 MINISTRA, 7 GRA

Dje mori jetë qeveria e re e Italisë. Enrico Letta do të drejtojë një qeveri e cila do të përbëhet nga të majtët dhe të djathtët. Numri dy i saj do të jetë kreu i partisë së Silvio Berlusconi, Angelino Alfano, i cili do të mbajë dhe postin e ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë drejtori i Bankës së Italisë, Fabrizio Saccomani do të jetë në krye ministrisë së Ekonomisë, dhe liderja radikale, ish-komisionerja e BE-së Emma Bonino në krye të Ministrisë së Jashtme.

Një qeveri e cila do të mbahet mend për numrin më të madh të femrave në qeveri. Një rekord për Italinë. 7 ministri, nga 21 do të kenë në krye një femër. Gjithashtu për herë të parë në një qeveri italiane do të ketë një ministre me ngjyrë. Cecile Kyenge, deputetja e Partisë Demokratike do të mbajë postin e ministres pa portofol të Integrimit.

Pas dy ditësh tratativash tepër intensive, Letta i cili zyrtarisht dy ditë më parë pranoi mandatimin e presidentit për postin kryeministrit ia doli mbanë të formojë qeverinë, duke i dhënë fund kështu ngërcit politik që kishte paralizuar Italinë prej dy muajsh.

Në qeverinë e Enrico Lettas janë 21 ministra mes tyre,  7 gra. Për herë të parë në qeverinë e Italisë do të ketë një ministre me ngjyrë. Cecile Kyenge  me origjinë nga Gana do jetë Ministre për Integrimin.

QEVERIA E RE
Kryeminister:
ENRICO LETTA

Zv. kryeministër dhe ministër i Brendshëm: Angelino Alfano i PDL
Ministër i Mbrojtjes: Mario Mauro
Ministre e Jashtme: Emma Bonino ish komisionere evropiane
Ministër i Ekonomisë: Fabrizio Saccomanni
Ministre e Drejtësisë: Anna Maria Cancellieri
Ministër i Reformave Instituzionale: Gaetano Quagliariello
Ministër i Zhvillimit: Flavio Zanonato
Ministër i Infrastrukturës: Maurizo Lupi
Ministër i Bujqësisë: Nuznia Di Girolamo
Ministre e Arsimit: Maria Chiara Carrozza
Ministre e Shëndetësisë: Betarice Lorenzin
Ministër i Punës dhe Cështjeve Sociale: Enrico Giovannini
Ministër i Mjedisit: Andrea Orlando
Ministër i Kulturës dhe i Turizmit: Massimo Brai
Ministër i Koezionit Territorial: Carlo Trigilia
Ministër i politikave Komunitare: Anna Maria Bernini
Ministër i Cështjeve Rajonale, Sport dheTurizëm: Graziano Delrio
Ministër i Cështjeve të Barabarta: Iosefa Idem
Ministër për Çështjet me Parlamentin: Dario Franceschini
Ministre e Integrimit: Cecile Kyenge 
Ministër i Administrimit Publik: Giampiero D’Alia
Redaksia online
(ar.sh/l.ç/ad.ti/sg/shqiptarja.com)