ITALI- Kjo e diel ka shënuar numrin më të ulët të viktimave me COVID-19, që nga 7 marsi! Ditën e sotme kanë humbur jetën 44 persona duke e çuar në total numrin që kanë humbur betejën me këtë virus në 34 mijë e 345.
Nga testimet e kryera, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 338 të infektuar, e ndërsa ka pasur një numër të ulët të të shëruarve, 150. Italia ka qenë ndër shtete më të prekura në Europë, por tani më kanë nisur masat lehtësuese dhe vendi po rihapet dalëngadalë.
Në total. janë infektuar gjithsej 236 mijë e 989, e ndërsa janë shëruar 176 mijë e 370.