Shifrat e të prekurve me Covid-19 vijojnë të mbeten të larta në Itali. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 350 persona të infektuar me koronavirus nga 182 100 testime të kryera.

Bilanci i viktimave ka shënuar 785 të vdekur kundër 672 të 24 orëve më parë, por lajme të mira vijnë nga rënia e shifrave të shtruarve dhe terapive intensive.

Në terapi intensive ndodhen 3.663 pacientë, 81 më pak se një ditë më parë.