Në total, bashkë me autoritetet braziliane, Guardia Di Financa ekzekutoi 44 urdhër-arreste, në të cilat dhanë kontributin e tyre edhe policitë e Britanisë së Madhe, Spanjës, Portugalisë, Malit të Zi, Holandës, Belgjikës dhe Zvicrës, duke përmbyllur kështu një prej operacioneve më të mëdha të kohërave për sa i përket luftës kundër grupeve të trafikantëve të drogës.
Operacioni i koduar “Buongustaio”, përfshiu edhe antimafien italiane, ndërsa Nicola Gratteri, zëvendës prokuror në Reggio Calabria, e cila koordinon me prokurorin e Reggio Calabrias, Federico Cafiero tha se, “mendojmë se droga menaxhohej nga bosët e Ndragetës, këtu në Reggio Calabria”.
Disa nga emrat e përfshirë në hetimin 2-vjeçar janë Vito Francesco Zingini dhe Pascuale Bifuco, të cilën bashkë me Fabricio Matteo Nardella lëvizën sasi të mëdha kokainë nëpërmjet Malit të Zi, ku i garantonte Vladan Rodoman.
Sipas teknikës “Rip-Of”, droga fshihej në hyrje të kontenierëve, ku ishte tepër e vështirë të kontrollohej. Nga hetimet rezulton se në 2012-ën, nëpër porte, ishin kapur 169 kg kokainë në Brazil, 313 kg kokainë në Portugali, etj, ndërsa një vit më pas, në Anversa të Belgjikës u kapën 191 kg kokainë, në Spanjë 100 kg, etj.
Kokaina blihej me 4 mijë dollarë një kilogramë në vendet e Amerikës së Jugut dhe nga shitjet me doza fitohej 6 milionë euro. Ndërkaq, 400 milionë euro do të fitonin trafikantët nëse e shisnin drogën që është sekuestruar. Në Brazil situata kontrollohej nga Milan Tomasin Rivera, i mbiquajtur “Rayco” si dhe Dutra Wagner Pereira, i cili furnizonte Kalabrinë me kokainë.
PROKURORI: EUROPIANËT NUK BASHKËPUNOJNË ME NE
Zëvendës prokurori i Antimafies në Reggio Calabria, Nicola Gratteri komentoi mbi operacionin “Gourmet”, që gërshetohet me operacionin "Monte Pollino", i kryer nga policia braziliane. Ai tha se “Ne jemi ende duke bërë aktivitete të tjera, ky lloj i hetimi u mundësua falë profesionalizmit të Guardia di Finanza dhe Drejtorisë Qendrore të Antidrogës, por në mënyrë paradoksale, më shumë probleme të nivelit të madh në sistemin gjyqësor janë ato me vendet evropiane.
Unë gjej bashkëpunim më të madh dhe na lehtëson bashkëveprimin policia dhe gjyqësori në Amerikën e Jugut, ndërsa me Evropën Veriore kemi vështirësi të mëdha, sepse ka sisteme të ndryshme ligjore që nuk lejojnë gjëra të parëndësishëme për ne në Itali, të tilla si arrestimi i vonuar dhe konfiskimi i vonuar. Në Evropë vazhdojnë të argumentojnë se mafia nuk ekziston, sepse ata vazhdojnë të mendojnë se në qoftë se nuk ka “vdekur në tokë”, kjo për ta është kopshti i Edenit.
(Në foto: Zëvendësprokurori i Antimafies në Reggio Calabria, Nicola Gratteri)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)