Qeveria italiane i është bashkuar vendeve të fuqishme të botës në apelin kundër sulmeve barbare të shtetit islamik në qytetin Libian Sirte.
Bëhet fjalë për SHBA, Gjermaninë, Francën, Spanjën, Britaninë e Madhe dhe Shqipërinë të cilët së bashku me Italinë kanë nënshkruar një marrëveshje zyrtare për dënimin e akteve çnjerëzorë të militantëve të ISIS në Libi.
Në komunikatën e lëshuar për shtyp krerët e këtyre vendeve shprehen të shqetësuar nga bombardimet dhe aktet e dhunës të kohëve të fundit në lagjet e populluara të qytetit libian Sirte.
Ata i kanë bërë apel politikës Libiane të bashkojë forcat kundër grupeve terroriste që synojn destabilizimin e vendit.
Ministria e Jashtme italiane shprehet e kënaqur për rezultatet e fundit të negociatave në Gjenevë për arritjen e një dialogu politik në Libi , e drejtuar nga përfaqësuesi i OKB Bernardino Leon.
Ajo me anë të një komunikate i bën thirrje grupimeve politike në Libi që të gjejnë sa më shpejt akordin për formimin e një qeverie me dakortësi ndërkombëtare, e cila mund të garantoj sigurinë në vend, kundër grupeve ekstremiste.
6 shtetet e mëdha në apelin e tyre theksojnë se nuk ekziston një zgjidhje ushtarake në konfliktin politik në Libi pavarësisht situatës ekonomike dhe humanitare që përkeqësohet çdo ditë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com