Federata Italiane e Futbollit ka nisur lëvizjet për të gjetur pasuesin e Gennaro Gattusos, ndërsa emri që kryeson listën e dëshirave është ai i Pep Guardiolës.
Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, tekniku katalanas konsiderohet objektivi kryesor i drejtuesve të rinj të federatës, Paolo Maldinit dhe Leonardos, të cilët synojnë të nisin një projekt ambicioz për rikthimin e Italisë në majat e futbollit ndërkombëtar.
Guardiola është aktualisht pa skuadër, pasi mbylli një cikël dhjetë vjeçar të mbushur me trofe në krye të Manchester Cityt. Edhe pse Antonio Conte dhe Roberto Mancini u përmendën si kandidatët më të mundshëm për të marrë drejtimin e "Të kaltërve", negociatat me ta nuk kanë sjellë rezultat konkret.
Objektivi i federatës është ndërtimi i një Italie konkurruese, e aftë për t'u rikthyer te sukseset e mëdha pas triumfit në Kampionatin Evropian të vitit 2020.
Megjithatë, transferimi i Guardiolës në stolin e Italisë mbetet një mision i vështirë. Trajneri 55-vjeçar ka deklaruar më herët se dëshiron të marrë një periudhë pushimi pas largimit nga Manchester City, përpara se të nisë një aventurë të re në karrierën e tij.
Lajmi kryesor:
Zgjedhja e trajnerëve, Leonardo dhe një strukturë si një klub i Serie A! 'Lind' Italia e Paolo Maldinit









