Italia ka vendosur që të tërheqë nga Shqipëria shefin e misionit të Interforcës.
 
Burime të Shqiptarja.com bëjnë të ditur se Michele Grillo tashmë do të zëvendësohet nga një tjetër emër, por që deri tani ende nuk është bërë i ditur.
 
Grillo kishte aparatin e përgjimit i cili shërbente për trajnimin e palës shqiptare.

Opozita shqiptare akuzoi qeverinë dhe Misionin e Interforcës për përdorimin e pajisjes së trajnimit të ekspertëve të policisë shqiptare për përgjime të paligjshme.
 
Pala shqiptare e italiane e kanë refuzuar këtë akuzë duke thënë se pajisja ka shërbyer vetëm për trajnimin e oficerëve të përgjimit të trafikantëve.

Grillo ka ardhur në krye të misionit të Interforcës në Shqipëri në qershor të vitit të shkuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)