Qeveria italiane mbështet vendimin e qeverisë shqiptare për t’i ardhur në ndihmë Irakut në luftën kundër terrorizmit. Në një njoftim të ambasadës italiane në Tiranë theksohet se pala italiane u garanton autoriteteve shqiptare mbështetjen e dakordësuar duke ofruar suportin logjistik të nevojshëm për transferimin e armëve dhe municioneve.
“Pala italiane shpreh vlerësimin për vendimin e Qeverisë shqiptare për t'i dhënë qeverisë së Irakut armët dhe municionet e nevojshme për forcimin e aftësive mbrojtëse të forcave kurde të angazhuara në përballjen me avancimin e ISIL-it. Në kuadrin e angazhimit të përbashkët në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me Shtetet e përfshira në këtë operacion, pala italiane i garanton Autoriteteve shqiptare mbështetjen e dakordësuar duke ofruar suportin logjistik të nevojshëm për transferimin e armëve dhe municioneve”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane në Shqipëri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com