TIRANE- Italia shprehu sot vlerësimin për vendimin e Qeverisë shqiptare për t'i dhënë qeverisë së Irakut armët dhe municionet e nevojshme për forcimin e aftësive mbrojtëse të forcave kurde të angazhuara në përballjem me avancimin e ISIL-it.
Në një njoftim për shtyp të ambasadës italiane në Tiranë, bëhet e ditur se, "në kuadrin e angazhimit të përbashkët në luftën ndaj terrorizmit ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me shtetet e përfshira në këtë operacion, pala italiana i garanton autoriteteve shqiptare mbështetjen e dakordësuar, duke ofruar suportin logjistik të nevojshëm për transferimin e armëve dhe municioneve". /ATSH/
/Shqiptarja.com