Italia zvogëlon numrin e përfaqësuesve në të dy dhomat e parlamentit për të kursyer 1 miliard Euro

Italia zvogëlon numrin e përfaqësuesve në të dy dhomat e parlamentit për të kursyer 1 miliard Euro

Me 553 vota pro, 14 kundër dhe 2 abstenime, Parlamenti italian ka miratuar zvogëlimin e numrit të përfaqësuesve në të dy dhomat e parlamentit me më shumë se një të tretën.

Dhoma e Ulët ka miratuar ligjin për të ulur numrin e deputetëve nga 630 në 400 dhe të senatorëve nga 315 në 200.

Kjo reformë ishte një ndër premtimet kryesore të lëvizjes populiste 5 Yjet, partia kryesore e qeverisë italiane.

Ata thonë se kjo lëvizje do të bëjë që të kursehen nga buxheti i shtetit italian miliona euro në rroga dhe shpenzime të ndryshme.

Ndërsa kritikët thonë se lëvizja do të dobësojë demokracinë dhe rrisë influencën e lobistëve.

“U kry! Premtimi u mbajt”, tha Lëvizja 5 Yjet në një postim në rrjetet sociale pa votimit të martën. Partia tha se vetëm me këtë lëvizje do të kursehen 1 miliard euro në 10 vitet e ardhshme.

Sipas përllogaritjeve, kostoja e një deputeti në buxhet përllogaritet në 230 000 dollarë, ndërsa një senator 249 600 dollarë. Ligji pritet të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë