Simboli i Shqiponjës është vënë në qendër të lajmeve ditët e fundit pas një fotografie ku shqiptarë që shërbejnë në ushtrinë greke kanë kryqëzuar pëllëmbët e duarve për ta krijuar atë.  

Grekët e deri përfaqësues të diplomacisë kanë reaguar ashpër për fotografinë duke lëshuar mesazhin se kush nuk ndihet grek mund të largohet nga Greqia.

Por përkundër këtij realiteti grek, vjen kjo fotografi e karabinierëve italiane që bëjnë simbolin e shqipnjës shqiptare dhe askush në Itali nuk është tronditur. Mes italianëve është Hajri Kaçi nga Lura i qarkut të Dibrës, i cili prej vitesh jeton në Torino të Italisë. Fotografinë e publikon po ai në rrjete sociale.
 
Kaçi nënvizon faktin se ushtarakët italianë e kanë bërë këtë shenjë për të respektuar atë si qytetar i kombësisë shqiptare.
 
Ndërkohë që vetë Kaçi shprehet se përse ky simbol e nervozon shumë Greqinë, dhe jo Italinë, që po ashtu është një vend i Bashkimit Europian.

simboli i shqiponjes
(Hajri Kaçi me karabinieret italiane qe bejne shqiponjen)

(d.b/Shqiptarja.com)