Italianët interes për gazin
e TAP që kalon nga Shqipëria
Kompania e madhe italiane e energjisë ENEL është e interesuar për t’u bashkuar me projektin e gazsjellësit që duhet të kalojë nga Azerbajxhani drejt Italisë nëpërmjet Shqipërisë, si një përpjekje për të diversifikuar burimet e gazit në Evropë.
TIRANE - Kompania e madhe italiane e energjisë ENEL është e interesuar për t’u bashkuar me projektin e gazsjellësit që duhet të kalojë nga Azerbajxhani drejt Italisë nëpërmjet Shqipërisë, si një përpjekje për të diversifikuar burimet e gazit në Evropë. Presidenti i ENEL-it Fulvio Conti deklaroi se “ENEL është e interesuar për projektet që sjellin gaz natyror në vend”, sipas agjencisë REUTERS. I pyetur në se përfshin në këto burime edhe gazsjellësin TransAdriatic Pipeline (TAP), ai u përgjigj me fjalën “sigurisht”.
TAP është një ndër linjat e transportimit të gazit, ende në fazën e projektimit, të cilat po konkurrojnë për të marrë të drejtën e transportimit të gazit natyror nga fusha gazmbajtëse e Shah Denizit II në Azerbajxhan drejt kontinentit të vjetër, në një përpjekje që të dobësohet vartësia e tij ndaj furnizimeve prej Rusisë. Ky projekt është paraqitur nga kompanitë Statoil (Norvegji), EGL (Zvicër) dhe E.ON Ruhrgas (Gjermani) dhe parashikon ndërtimin e 520 kilometrave linjë që do të lidhte Greqinë me Italinë nëpërmjet territorit shqiptar, nën detin Adriatik.
Italia kishte mbështetur një tjetër projekt rival, të quajtur, ku janë partnerë kompanitë Edison, DEPA e zotëruar nga shteti grek dhe Botas e Turqisë. Por, vitin e kaluar ky plan hasi në një pengesë madhore, kur konsorciumi që kontrollon fushën e Shah Denizit dhe që kryesohet nga British Petroleum, u shpreh në favor të TAP-it, si një rrugë e mundshme për të çuar gazin në Evropë. Pavarësisht nga kjo, deri tani qeveria italiane kishte qenë në favor të ITGI-së.
Gazeta italiane “Milano Finanza” njoftonte se qeveria i ka kërkuar ENEL-it të shqyrtojë mundësinë e hyrjes në TAP me 10-15 për qind të aksioneve. ENEL e përdor gazin për disa nga centralet e veta të energjisë elektrike dhe për të furnizuar me të klientët e vet direkt, ndërkohë që ka nënshkruar kontrata për të ndërtuar një terminal të gazit të lëngshëm në Sicili, me kapacitet trajtimi 8 miliardë metra kub në vit.
(gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21