Italianët kërkojnë dënim të rëndë për shqiptarin që zbuloi Habilajt

Italianët kërkojnë dënim të rëndë për shqiptarin që zbuloi Habilajt

Banda e Cosa Nostras, mes tyre Ermir Baja dhe Erson Zhuka

Nëntë urdhra arresti janë lëshuar nga policia e Katanias kundër një grupi kriminal të Cosa Nostras, tre prej tyre tashmë janë në burg. Dosja e operacionit të madh kundër trafikimit të drogës, mes klaneve mafioze siciliane dhe Cosa Nostra në Itali ka kërkuar masën e arrestit edhe për dy shqiptarët, Erson Zhuka, 34 vjeç dhe Ermir Baja. Në Gjykatën e Katanias, prokuroria ka kërkuar 18 vite heqje lirie për Erson Zhukën dhe 12 vite burg për Ermir Bajën me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë e provincave italiane të Katanais, Raguzës e Sirakuzës.

Erson Zhuka e Ermir Baja konsiderohen si anëtarë të mafias Cosa Nostra e të përshfirë në luftën mes klaneve familjeve mafioze siciliane Vizzini, Francofonte e Grammichele

Emri i Zhukës nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ai u cilësua si njeriu kyç, arrestimi i të cilit, çoi në zbulimin dhe kapjen e bandës se Moisi Habilajt dhe rrjetit te tij te fortë të trafikut te drogës nga Shqipëria në Itali.

Autoritetet italiane të Drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kannabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.

Nga hetimet e kryera ndaj shtetasit shqiptar Erson Zhuka, element kyç i organizatës që operonte në territorin e Raguzës, kishin rezultuar kontakte të shumta me bashkatdhetarin e tij, shtetasin Moisi Habilaj

Mbi këtë fakt, ndaj Moisi Habilajt, filloi përdorimi i mjeteve teknike të hetimit dhe rezultoi se ai ishte importues me shumicë i lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria.

Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/05/2018 14:44

    Shume pak, cfare denim i rende??? 25 vjet i dhane nje tjetri ne napoli per 4 litra vaj hashashai. Keta kane teansportuar me ton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian