Italiani akuzohej për mashtrim në vendin e tij, Gjykata e Tiranës e dënoi me 6 vite burg! Apeli urdhëron lirimin e menjëhershëm: Nuk është në juridiksionin tonë
Gabriele Tarron Longinotti
Gabriele Tarron Longinotti, një shtetas italian, u arrestua në Rinas më 19 prill 2021, me akuzën se mashtroi se në vlerën e 730.000 euro dhe prej asaj dite nuk doli më nga burgu deri ditën e sotme, kur apeli ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. Apeli ka konstatuar se vendimi i Gjykatës së Tiranës, i datës 2 mars 2022 me 6 (gjashtë) vjet burgim, është i padrejtë.
Gjykata re Apelit ka konstatuar se në fakt vepra penale për të cilën është ngritur çështje është kryer nga një shtetas Italian në territorin e shtetit Italian dhe pasojat kanë ardhur në shtetin e Mongolisë, në dëm të interesave të një të huaji. Pra asnjë lidhje me shtetin shqiptar, përveç faktit të ndalimit të të akuazuarit.
Gjykata e Apelit, pasi shqyrtoi çështjen vlerësoi se nuk ka juridiksion për këto arsye: Sipas nenit 7/1 të K.Penal vepra penale nuk është kryer ne Territorin e Republikës së Shqipërisë; Sipas nenit 7/2 të K.Penal, vepra penale është kryer nga shtetasi i huaj dhe nuk është kryer në dëm të interesave të shtetit ose shtetasit shqiptar për ndonjë nga krimet e parashikuara shprehimisht në këtë dispozitë; Sipas nenit 7/a, nuk rezulton që i pandehuri të ketë kryer ndonjë nga veprat penale të parashikuara në ketë dispozitë, për të cilat është i zbatueshëm ligji penal shqiptar për shtetasin e huaj që ndodhet në Shqipëri dhe nuk është ekstraduar, kur veprën e ka kryer jashtë shteti.
Për të gjitha këto arsye Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare Marsela Dervishi dhe anëtarë Valdete Hoxha dhe Ornela Naqellari, vendosi shpalljen e mungesës së juridiksionit dhe urdhëroi lirimin e menjëhershëm Gabriele Tarron Longinotti.
Italiani u arrestua pas një kallëzimi të bërë nga Miliad Lopa, i autorizuar nga Shoqëria Italiane "Bruno Presezzi" për të regjistruar procedimin penal per vepren penale te "Mashtrimi me pasoja te renda në ngarkim të shtetasit Gabriele Tarroni Longinotti në dëm të Alberto Presezzi. Alberto Presezzi administrator dhe pronar i Shoqerise "Bruno Presozzi" me qendër në Monza Brianza Itali që merret me Import eksport në të mishit në të gjithë botën.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/6356a0bce5f031.jpg)
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/6356a0cc8020a2.jpg)
Vendimi i Gjykatës
K.T./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49.1%
-
Jam i/e dyzuar
11.4%
Vota total: 11322
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën e FSHF-së, njeh Fidel Yllin si kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar
17 Shkurt, 15:19
-
Tiranë/ Posedim dhe shitje kokaine, 5 të arrestuar në pak orë në kryeqytet
17 Shkurt, 15:15
-
Ikona e teatrit dhe kinemasë, Robert Ndrenika mbështet Veliajn: Në 83 vite jetë, Tirana kurrë nuk ka qenë më mirë
17 Shkurt, 14:52
-
Tiranë/ Thyente xhamat e makinave dhe vidhte paratë e sende personale, arrestohet 29-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 13:55
-
Dosja për vrasjen e Martin Canit! Si lindi sherri brenda ‘Fan Nolit’, pas grushteve në shkollë 14-vjeçari u kërcënua me ‘buqetë lulesh’
17 Shkurt, 13:46
-
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me kukulla me fustane dhe bizhuteri prej 800 mijë eurosh, në 10 vjet kam shpenzuar vetëm 75.025 euro!
17 Shkurt, 12:17
-
I vuri ‘ultimatum’ Ramës, vetë shkoi me militantë e kërcënoi SPAK! Berisha: Do ta shkrijmë pas 11 majit! Prokurorët do burgosen! Protestat e mia demokratike, të Veliajt 'grusht shteti'
17 Shkurt, 10:01
-
VIDEOLAJM/ Pavarësia e Kosovës, flamuri gjigant i Kosovës shpaloset në Tiranë në sheshin 'Nënë Tereza'
17 Shkurt, 09:47
-
Aksident i rëndë në Tiranë – Durrës, vdes shoferi plagosen 3 pasagjerët, po shkonin në punë! Makina u përplas me trafikndarësen, pasi dolën në rrugë i mori para një mjet tjetër (EMRAT+VIDEO)
17 Shkurt, 08:34
-
'Amarcord'/ Reparti sekret ushtarak 8770, ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! Rrëfimi ekskluziv i ushtarakut Eduart Abazi për Report Tv
16 Shkurt, 21:34
-
Veliaj ndan FOTOT: Vila në Qerret e vjehrrit, po persekutohet edhe në atë botë nga prokurori pervers! Gjykata i thotë Saliut shko tek vila e vajzës në Lalëz
16 Shkurt, 16:42
-
Shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari! Nën hetim pasagjeri për moskallëzim krimi (EMRI)
16 Shkurt, 13:07