Një qytetar nga Alesandria do të vuajë 4 vjet në një burg në Shqipëri pasi u largua pa paguar faturat e hoteleve ku qëndroi në Tiranë. 45-vjecari ka lënë në Shqipëri një borxh prej 10 mijë eurosh. Pronarët e hoteleve e kanë denoncuar për mashtrim. Ai është gjykuar në mungesë pasi policia shqiptare nuk kishte arritur ta gjurmonte.
Shteti shqiptar ka kërkuar ekstradimin e italianit i cili ndodhej në Tiranë për të realizuar projekte të tilla si strehimi ose siç raportonin punonjësit e hoteleve "merrej me biznes të papërcaktuar".
Për momentin, autoritetet italiane e kanë arrestuar në ekzekutimin e urdhër-arrestit të Prokurorisë shqiptare që kërkon ekstradimin e tij. Ai tashmë është nën arrest shtëpie, duke pritur për të ditur se si do të jetë fatin i tij për vitet e ardhshme.
Gjykata e Apelit në Torino ka kundërshtuar ekstradimin duke thënë se sipas kodit shqiptar nëse një i dënuar nuk informohet për gjykimin e dhënë ndaj tij mund të kërkojë që të rishihet çështja.
Avokati Cavallone u shpreh se ligji shqiptar nuk ofron garanci rreth të drejtës për të marrë përsipër një proces të ri.
Sipas tij duket e tepruar që gjykata ta quajë atë një rrezik social.
Po ashtu pritet që nga një séance në Romë ndëshkimi ndaj qytetarit nga Alesandria të jetë me para dhe jo me vite burg.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com