Një 51-vjeçar italian i arrestuar dy ditë më parë me 120 kg kanabis që po transportonte nga Shqipëria në brigjet e vendit të tij ka dalë para gjykatës duke zbuluar edhe rrjetin e drejtuar nga disa shqiptarë.
Ivano Palermo ka deklaruar se shqiptarët i kishin dhënë 5 mijë Euro në mënyrë që të trafikonte nga Shqipëria në Itali me një varkë 120 kg kanabis.
Ivano Palermo ka treguar se shqiptarët i kishin dhënë urdhër të ndizte celularin sapo të zbrite drogën në Itali dhe ta dorëzonte.
Por plani nuk shkoi sikur ishte parashikuar, pasi peshkatari Ivano Palermo u arrestua nga policia italiane kur po u drejtohej brigjeve të vendit të tij.
Policia italiane ka nisur hetimet me autoritetet shqiptare për zbulimin e shqiptarëve që e paguan për transportin e drogës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com